GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“S’doja të më shihnin fëmijët…”, Arjola përlot me historinë e dhimbshme të jetës

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’doja të më shihnin fëmijët…”, Arjola përlot me historinë e dhimbshme të jetës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Historia e jetës së aktores Arjola Demirit ka përlotur sot gjithë publikun dhe anëtarët e shtëpisë së Big Brother Vip.

Në një rrëfim drithërues, aktorja Demiri tregoi për jetën e saj të vështirë, me ulje dhe ngritje, teksa e cilësoi si një histori që shihet në filma e lexohet vetëm në përralla.

Arjola ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka ndarë me mbarë publikun tradhtinë e bashkëshortit, i cili kishte krijuar lidhje me një tjetër person. Ajo shtoi se e ka falur për gjashtë vite rresht dhe më pas vendosi të divorcohej nga bashkëshorti. Fill pas kësaj, Arjola është nisur drejt Suedisë pa dijeninë e askujt, së bashku me tre fëmijët e saj, ku ka jetuar aty për shumë vjet. Personi që i dedikon çdo gjë, aktorja tha se është nëna e saj, të cilës i kërkon falje për çdo mërzi që i ka shkaktuar e çdo lot që e ka bërë të derdhë.

“Gjithçka jam sot i dedikohet nënës time. Konkurrova në Akademinë e Arteve, babi ishte i mërzitur ndërsa mami më mbështeste fort dhe më tha që të ndiqja rrugën. Ishte njohja në vitin 2005 me babin e fëmijëve, ndryshoi Arjolën. Isha 21 vjeçe kur lindi vajza, të gjitha ëndrrat u lidhën fort me babain e fëmijëve të mi. Pas disa kohësh ndjeva një ndryshim drastik te ai dhe mora vesh që kishte krijuar një lidhje, ishte një ndjenjë që të rrëzon dhe nuk ndihesha mirë me vetveten. Tradhtia më dobësoi si person, kam falur 6 vjet me radhë. Marr vendimin që të divorcohem, vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt. Kam udhëtuar 18 orë për të arritur në Suedi. Ishte njëri më i vogël se tjetri, 6 vjeç njëri, 5 vjeç tjetri, dhe njëra 1 vjeçe. Me tre fëmijë dhe pamundësi në një shtëpi që më vendosën të jetoj. Qaja me orë të tëra në banjo se nuk doja të më shihnin. Unë i kërkoja llogari zotit pse dhe çfarë kisha bërë për të merituar këtë,”- u shpreh Arjola.

Etiketa: Arjola DemiriBBVIP

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Aksidenti me 45 viktima në Bullgari, linjës së autobusëve “Besa Trans” i hiqet licenca

Aksidenti me 45 viktima në Bullgari, linjës së autobusëve “Besa Trans” i hiqet licenca

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com