GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin

18:31 - 31/03/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
“Së pari ti kriminel lufte, kërko falje”/ Republikani serb nuk kursen Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikolla Sanduloviç, ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejojë presidentin serb Aleksandar Vuçiç ta vizitojë Kosovën.

Sanduloviç e duke e quajtur Vuçiçin kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Reçak.

“Si mund të jetë Kosova zemra e Serbisë kur ti president i Republikës së Serbisë nuk mund të hysh në Kosovë derisa Albin Kurti mos të lejojë!

Së pari ti president i Serbisë, kriminel lufte të kërkosh falje dhe ta pranosh krimin që ka ndodhur në Reçak, pastaj të hysh [në Kosovë]! Bravo Albin Kurti”, ka shkruar Sanduloviç.

Kako je to Kosovo srce Srbije kada ti @predsednikrs ne možeš da udješ na Kosovo dok ti @albinkurti ne dozvoli?
Prvo da se @predsednikrs ratni zločincu izviniš i priznaš zločin koji se desio u Račku pa onda možeš da udješ!
Bravo @albinkurti!@CIA @FBI @SenatorMenendez@StateDept

— Nikola Sandulovic (@Sandulovic_N) March 31, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar së në muajin qershor do të vizitojë Kosovën, e kryeministri vendit, Albin Kurti, tha se nuk ka pranuar kërkesën nga Vuçiç për një vizitë të tillë

Ai u shpreh se nuk do t’i jepte leje njeriut që deklaroi se masakra e Reçakut është fabrikim.

“Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe duke pasur gjendjen rrethanat në të cilat ndodhemi ai nuk do të ishte person i dëshiruar në Kosovë dhe mbase kjo është arsyeja se ai që më shumë se dy vjet nuk e bën këtë kërkesë”.

“Nëse keni parasysh që personi thotë që masakra e Reçakut është fabrikim  dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”

“Natyrisht që nuk do t’i japë leje”, deklaroi Kurti në Klan Kosova.

Duke ironizuar tha se “mbase më mirë të bëjë kërkesën, por pasi që e thashë këtë ai nuk do ta bëjë fare kërkesën”.

Ndërsa, ish kandidati për president të Serbisë, Sanduloviç, më 17 shkurt ka vizituar Kosovën dhe ka bërë homazhe në varrezat e Memorialit në Prekaz, në 15 vjetorin e pavarësisë.

I shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës, Sanduloviç pas homazheve ka thënë se do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm të përgjigjen.

“Është ditë e vështirë dhe nder i madh që më është mundësuar nga kjo qeveri, me presidenten tuaj të nderuar dhe kryeministrin tuaj të nderuar, të më bëjnë të mundur që në emër të Serbisë së ndershme, të kërkoj një ndjesë të madhe dhe të kërkoj falje për të gjitha krimet e kryera nga Millosheviçi dhe kjo qeveri aktuale në Serbi, që kanë bërë ndaj jush.

Do të bëj gjithçka që kriminelët që kryen një krim kaq të tmerrshëm ndaj jush të përgjigjen… Zoti ju bekoftë me shëndet dhe Zoti na dhëntë një paqe të merituar për të gjithë, faleminderit”, ka thënë Sanduloviç.

Ai gjatë vizitës në Kosovë ka zhvilluar takime me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. /Telegrafi/

Etiketa: Albin KurtiAleksandar VuçiçKosovaNikola SandulovicRepublikani serb

Lajme të lidhura

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet
Aktualitet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë
Aktualitet

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Para
Ngjarja e trishtë/ Dy të moshuar asfiksohen nga rrjedhja e gazit

Bie nga ndërtesa gjatë punimeve, ja si paraqitet gjendja e 60-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave
Aktualitet

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26

Një konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama u shoqërua me tension dhe ndërprerje të papritur të komunikimit me gazetarët....

Lexo më shumë
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com