GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Së shpejti do plasë “bomba” te pensionet”, Kraja: Ekonomia shqiptare është primitive

20:19 - 02/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Së shpejti do plasë “bomba” te pensionet”, Kraja: Ekonomia shqiptare është primitive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, eksperti i ekonomisë, Akil Kraja, ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri. Kraja tha se kjo tregon se sa primitive është ekonomia e vendit tonë. Sipas tij mungesa e krahut të punës, por dhe mos mbrojtja nga ana e shtetit, ka bërë që bizneset e huaja të largohen nga vendi. Sa i përket rritjes së çmimeve, Kraja ka theksuar se kjo tregon edhe njëherë se sistemi fiskal në Shqipëri është një fluskë që pritet të shpërthejë nga momenti në moment. Ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të plasë bomba tek pensionet.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: 140 kompani të mëdha me pronësi të huaj kanë mbyllur aktivitetin e tyre gjatë vitit 2021. Largimi i të huajve që investojnë në Shqipëri çfarë do të thotë?

Kraja: Është kaq problematike situata sa do të duhet të kuptojmë imazhin e madh. Pikësëpari largimi i tyre ka të bëjë me madhësinë e punonjësve, kemi një rënie të qenësishme të numrit të bizneseve të huaja që punësojnë një numër të madh punonjësish, nuk sjellin investime të mëdha, por shfrytëzojnë krahun e punës. 50% e investimeve të huaja në Shqipëri është në fushën e energjisë dhe naftës. Nëse marrim këto dy elementë, kemi investime të huaja që nuk gjenerojnë vende pune por shkojnë si investime në energji, kemi dhe investime të huaja që sjellin vende pune. Nëse i kombinojmë të dyja shohim një ekonomi primitive. Largimi i bizneseve të huaja në këtë kontekst tregon se edhe elementë bazik në ekonomi, Shqipëria ka probleme. Nëse shohim pjesët numerike, emigrimi është real, mosha mesatare 39-vjeç tregon në mënyrë të drejtë për drejtë kompetivitietin e moshës shqiptare. Investitorët e huaj nuk kërkojnë vetëm çmime por dhe cilësi. Emigrimi i viteve të fundit të zhgënjyer nga ky realitet të emigrojnë dhe kostot për investitorët rriten. Pse do vijnë investitorët e huaj në Shqipëri? Nuk ka punëtorë, shteti nuk i mbron investimet e huaja, informaliteti është shtuar. Çfarë shitet në Shqipëri tani? Shitet Butrinti, pra shitet historia. Nuk ishte kot ajo historia e 600 e ca vilave, kjo është pastrim parash, prandaj investitorët nuk vijnë. Situata është tragjike.

Xhokaxhi: Një tjetër shqetësim është rritja e çmimeve që vijon me hapa galopantë?

Kraja: Më gjeni një investitor që mund të jetë me 8 klasë që të investojë në një ekonomi ku shteti dikton çmimet, rrit taksat, tenderat sekretë. Pra në një realitet ku çmimet vendosen nga shteti, bizneset nuk vijnë. Ne shohim në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat nuk kanë resurset që ka Shqipëria por naftën e kanë më lirë, sepse këtu vidhet. Çmimi në tregjet botërore ka rënë, pavarësisht sanksioneve, por që në termat që po flasim nuk flitet për një rritje kaq të lartë sa ndodh në Shqipëri. Ka një rritje abuzive.

Xhokaxhi: Brenda pak ditësh do kemi rritje të reja nga produktet që vijnë nga bulmeti? Çfarë duhet të bëjë qeveria, si mund të përballohet kjo?

Kraja: Situata e Covid gjatë vitit 2020 dëshmoi më së miri kapacitetin e ulët të Shqipërisë për të rimbursuar ekonominë e vendit. Fondet për të ndihmuar ekonominë e vendit ishte 2-3 herë më e ulët. E vetmja masë që mund të zbatojë ekonomia shqiptare është të fusë dorën në çmime, shteti është i bllokuar, pra do të rrisë taksat. Në momentin kur çmimet nuk mund të ulen, rriten taksat.

Xhokaxhi: Si mund ta shohim draftin që përfshin sistemin e taksave?

Kraja: Dyfishim i gjobave. Ministrja e financave ka thënë se edhe për një mosrakordim do të ketë dyfishim të gjobave. Prisni bombën atomike më vonë që është ajo e pensioneve. Frika ime është se taksat po rriten se qeveria po e kupton që me emigrim po ikën dhe forca punëtore, situata është katastrofike, ekonomia shqiptare është primitive.

 

Etiketa: Akil Krajabombaekonomiapensionistetshpejt

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Valë arrestimesh në Tiranë, drogë e dhunë, 7 në pranga

Plagosi komshiun për pronën, arrestohet 61-vjeçari në Peqin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com