GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar se procesi ishte iniciuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe u finalizua me dekret të Presidentit të asaj kohe, Bamir Topi, ndërsa vlerësimin përfundimtar e la në dorë të Gjykatës.
Përfaqësuesja ligjore e Presidencës: Jemi në vitin 2008, janë ushtruar kompetenca ligjore nga Bamir Topi në atë kohë. Avokati përmend nenet, por duhet të shkojmë në ligjin e plotë. Dhe procesi në atë kohë u iniciua nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra kemi propozim të ardhur nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dekretin. Sepse nuk sqarohet që ky është proces që vjen nga Prokurori i Përgjithshëm. Pra duhet të ishte ezauruar kjo, më pas dekreti i Presidentit. Ne do e lëmë në vlerësim të gjykatës. Pra nuk arrijmë të shprehemi. Dhe kemi vetëm dy dokumente. Nuk mendojmë që akti është i pavlefshëm. Këtë qëndrim kemi ne, ndërsa e lëmë në dorë të Gjykatës.

Pala mbrojtëse e Dados kërkoi mospranimin e padisë, duke argumentuar se nuk ndikon në ndjekjen penale dhe se në çështje është i përfshirë edhe një prokuror tjetër (Altin Dumani).
Avokati i Ols Dados: Gjykata të mos e pranojë këtë padi. Këtë kemi kërkuar. Në ndjekjen penale ka dhe një prokuror tjetër dhe nuk ndikon tek ndjekja penale. U kemi vënë në dispozicion dekreti i vitit 2008. Është procesverbali i mbledhjes së KLP 2008 për propozimin e Ols Dados për prokuror. Janë aktet e KLP me lidhje me këto kërkesa.
Në padinë e dorëzuar nga kryebashkiaku Veliaj më 23 janar, pretendohet se emërimi i Dados nga noter në prokuror është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, pasi në momentin e dekretimit nga presidenti i kohës Bamir Topi, Dado nuk plotësonte kriteret ligjore sepse nuk kishte kryer shkollën e Magjistraturës. Element ky që u nënvizua edhe nga vetë Veliaj në seancë, duke thënë se Dado nuk e kreu Shkollën e Magjistraturës por nga ana tjetër arreston njerëz edhe pse hetimet ndaj tij nisën nga kallëzimi i një personi që nuk ekziston.
“Një nga kriteret është të ketë mbaruar shkollën e magjistraturës, që ai nuk e ka pasur. Ndërkohë, për emërimet thuhet të ketë punuar tre vite si pedagog, të ketë eksperiencë si këshilltar ligjor, pranë Kuvendit apo Avokatit të Popullit apo Ministrisë së Drejtësisë apo si OPGJ dhe këto profesione nuk janë ushtruar nga Ols Dado. A është Ols Dado prokuror apo jo, këtë duam të dimë?!”, tha avokati Plarent Ndreca.
 Gjykata Administrative tha se ka konstatuar parregullsi në padinë e depozituar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, duke i lënë palës paditëse 20 ditë afat për korrigjimin, në të kundërt rrezikon pushimi i çështjes. Gjykata tha se palë paditëse nuk duhet të jetë vetëm Presidenca dhe Dado, por edhe KLP.
Hazbi Balliu: Gjykata konstaton të meta në padi në lidhje me palët paditëse. Të metat të rregullohen brenda 20 ditëve, ndryshe do të pushohet gjykimi. Pala e tretë, që është KLP, e cila është thirrur nga paditësi, duhet të jetë palë e paditur dhe jo palë e tretë.
gijotina.com/
Etiketa: Erion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur
Aktualitet

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Para
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Lexo më shumë
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com