GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca dëgjimore për bastet sportive/ A ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?

11:38 - 31/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhdukja e Ervis Martinajt, gazetarja tregon detajet që nuk ishin thënë asnjëherë deri më sot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia vijon të mos dalë me një version zyrtar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt për të konfirmuar ose hedhur poshtë spekulimet në lidhje me kapjen dhe eliminimin e tij nga grupet kundërshtare. Martinaj nuk është një figurë dosido, por për vite me radhë ka “mbretëruar” në sektorin e basteve sportive duke arritur një pasuri që mendohet të jetë deri në 600 milion euro, raporton abcnews.al.

Çdo gjë deri më tani është tani në kuadër të spekulimeve ku gazetarët shprehen se kanë parë një video të momentit të torturimit dhe ekzekutimit të tij nga kundërshtarët, megjithatë videoja, shprehen ata është e turbullt dhe nuk është e konfirmuar nëse personi në fjalë ishte apo jo Martinaj. Pikërisht këtu duhet të ndërhyjë policia dhe prokuroria për të dhënë një version zyrtar mbi ngjarjen.

Por, ndërkohë që vijon “telenovela” Martinaj, pa u mbushur ende një muaj nga zhdukja e tij ka filluar diskutimi për rihapjen e basteve sportive në vend.

Një ditë më parë u njoftua një seancë dëgjimore mes qeverisë dhe palëve të interesit në këtë sektor, siç janë federatat sportive, të interesuara për taksat që të paguhen prej kësaj veprimtarie, por edhe vetë personazhe të rendësishëm të interesuar që të jenë vetë në këtë “lojë” të madhe që qarkullon qindra milliona euro në vit, raporton abcnews.al.

Argumenti është: Përderisa bastet po luhen në mënyrë të jashtëligjshme, atëhere hajde t’i legalizojmë në mënyrë që t’u marrim taksat!

Ky mund të duket një argument i qendrueshëm në një kohë kur arka e shtetit ka nevojë për sa më shumë para teksa vendi është përballë një krize energjetike, ndërkohë që ka raportime për “kërcime” të frikshme të Borxhit Publik, megjithatë koha kur ka nisur ky diskutim duket shumë e çuditshme.

I gjithë ky argument rri nisur edhe nga paralajmërimet e pak ditëve më parë në ABC të gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili tha se një ndër shkaqet që çuan në organizimin e një grupi të madh kriminal kundër Ervis Martinajt ishte pikërisht tregu i lojërave të fatit.

Kush është “Mbreti” tani?

Gazetari i ABC shprehet se përballë Ervis Martinajt janë organizuar disa grupe kriminale, të cilat kanë patur një qëllim të vetëm: Largimin e tij nga “loja” pasi ishte kthyer në një personazh që kishte prishur balancat e marrëdhënieve mes krimit, politikës dhe botës së biznesit.

Hoxha paralajmëroi gjatë intervistës në ABC se grupi në fjalë, i cili ka financa tepër të shëndosha si edhe një grup të armatosur profesionistësh janë ata që do të mbretërojnë gjatë dekadës së ardhshme në fushën e krimit të organizuar.

Sipas tij, ky grup është një “përbindësh” që u krijuar për të hequr qafe Martinajn, ndërkohë që tashmë do të kthehen në një rrezik të madh për vendin pasi kanë gjithçka që iu duhet për të qenë të paprekshëm, qoftë edhe mbështetjen politike, raporton abcnews.al.

Kush e donte të vdekur Ervis Martinajn?

Mësohet se një ndër ndërhyrjet më të forta të Martinajt në këtë trekëndësh ka qenë momenti kur u tentua monopolizimi i tregut ta basteve në Shqipëri, pak vite pas operacionit “Fundi i Marrëzisë” që e goditi rëndë atë në fund të vitit 2013. Bëhet fjalë sipas Hoxhës për kompaninë “Bast Arena”, në të cilin tentuan të futeshin në lojë një politikan i njohur, i shpallur madje “non grata” nga SHBA-të; një biznesmen i fuqishëm si edhe një i afërmi i një politikani tepër të rendësishëm në vend.

Hoxha u shpreh se me ta mësuar këtë, Martianaj kishte kontaktuar me të tre duke iu thënë se duhej të hiqnin dorë nga kjo tentativë për ta nxjerrë atë tërësisht nga loja. “Bast Arena” u mbyll pak muaj më pas sipas Hoxhës.

Largimi nga skena i Ervis Martinajt mund të çojë në një rigjallërim të tentativave për të monopolizuar tregun e basteve në Shqipëri përmes dhënies së ndonjë licence kombëtare. /abcnews.al

Etiketa: Martinajseance degjimore

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Përdhunimi i 11-vjeçares, pas Prishtinës dhe Tiranës protestë dhe në Shkup

Përdhunimi i 11-vjeçares, pas Prishtinës dhe Tiranës protestë dhe në Shkup

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com