GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Seanca në GJKKO për Veliajn/ Berisha: Punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca në GJKKO për Veliajn/ Berisha: Punonjësit e Bashkisë që protestuan para SPAK ishin të armatosur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Në takimin që po mban me gazetarët Sali Berisha ka komentuar edhe protestën që u mbajt nga mbështetësit e Veliajt teksa ai ishte në GJKKO për të zhvilluar seancën e parë gjyqësore. Berisha ngre akuza se punonjësit e bashkisë që kishin dale me argumentin se po protestonin në të vërtetë ishin të arrestuar.

“Çfarë ishte kjo? Kjo ishte një shtrëngatë ujërash të zeza në partinë e krimit. I thotë Klotildës se e kanë shpallur në hetim pa e pyetur ndonjëherë. Po kryetarit të opozitës i shpallën masat e sigurisë pa e pyetur kurrë në jetën e tij. Dhe ky tregon fytyrën e vërtetë, tregon se është i biri i të atit. Një armik i egër. Të dashur qytetarë dhe qytetare, ndjehem i lehtësuar para jush në kuptimin që nuk reshtëm së denoncuari me të gjithë forcën tonë këtë organizatë kriminale që ka në krye Edi Ramën. Ky shtet që funksionon mbi bazën e mafies.

A i patë ju sot punonjësit e bashkisë tek Skapi i partisë? Mos harroni se ata paguhen nga taksat e qytetarëve. Dhe ata marrin rrogat nga taksat e qytetarëve për t’u shërbyer qytetarëve dhe ata braktisin qytetarët dhe shkojnë për t’u bërë parzmore e një hajduti. A mund të ndodhë kund? Keni dëgjuar kund ju? Kur kryeministri urdhëron veprime të tilla, fakton njëherë dhe njëqind herë se është një padrino. Plus po hetojmë se kanë qenë të armatosur. Unë i garantoj punonjësit e bashkisë se me listë secili prej tyre që do të shkojë të protestojë gjatë orarit zyrtar, nuk do shohë punë shteti të paktën për 25 vite.

Me listë. Po, qytetarë të cilët po festonin arrestin e Erion Veliajt, u arrestuan sepse shpëtoi kryeqyteti nga hajdutë, kurse këta mobilizojnë policinë. Thashë edhe njëherë, do e vërtetoj nëse kanë qenë me armë apo armë këta të policisë bashkiake, por sidoqoftë kanë qenë në orar zyrtar. Dhe ata, ua them këtu, do kenë dënime shumë të rënda për aktin që kanë bërë”, u shpreh ai.

Etiketa: protestepuonjes bashkieSali Berishate armatosurVeliaj

Lajme të lidhura

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Para
Plagosja e të riut në Lezhë, si ndodhi ngjarja

Plagosja e të riut në Lezhë, si ndodhi ngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!
Breaking Views

Ditmir Bushati ia përplas Ramës: Skemat e Vuçiç kanë hedhur rrënjë edhe në Shqipëri! Askush nuk e ndal dot ndryshimin!

23:00 - 26/10/26

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilëson fitoren e lëvizjes studentore në Serbi një moment historik dhe një sinjal të...

Lexo më shumë
‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

‘E meritonte Cubarsi’/ Lamine Yamal ia dedikon Trofeun Kopa shokut të tij të skuadrës

22:48 - 26/10/26
Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com