GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Seanca në Hagë, dëshmitari pranon se është takuar me Salih Mustafën

14:40 - 02/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 5 min
A A
Seanca në Hagë, dëshmitari pranon se është takuar me Salih Mustafën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është duke vazhduar seanca e gjykimit ndaj Salih Mustafës në Gjykatën Speciale në Hagë. Dëshmitari i radhës në rastin kundër Mustafës, foli edhe për takimet që ka zhvilluar me këtë të fundit. A e pranoi se më parë është takuar me Mustafën teksa kur u pyet nëse janë takuar edhe pa luftës, përgjigja e tij ishte e paqartë.

Dëshmitari e pranoi se Mustafa i është prezantuar atij si Cali.

Pjesë nga dëshmia:

Avokati Von Bone: A jeni takuar ndonjëherë me z.Mustafa më përpara?

Dëshmitari: Po jam takuar.

Avokati: A jeni takuar ndonjëherë pas luftës?

Përgjigjja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A e keni takuar ndonjëherë personalisht gjatë luftës.

Përgjigjja e dëshmitarit paraqitet si përmbajtje e redaktuar.

Avokati: Je përshëndetur apo si?

Përgjigja e paqartë e dëshmitarit.

Avokati: Si u përshëndetët me të atëherë, si e dinit që ishte ai?

Dëshmitari: E kam njohur në bazë të shokëve.

Avokati: A të ka thënë ty dikush tjetër që personi ishte Salih Mustafa?

Dëshmitari: Po

Avokati: A të tha ai që ishte Salih Mustafa apo Cali?

Dëshmitari: Cali, Cali

Avokati: A ka ardhur ndonjëherë ai tek ti për ta riparuar veturën apo për diçka të ngjashme?

Përgjigjja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A keni pasur ju ndonjëherë ndonjë kontakt personal apo vetëm përshëndetje dhe asgjë tjetër?

Dëshmitari: Vetëm përshëndetje, kontakt personal jo asnjëherë.

Në momentin kur avokati e pyeti dëshmitarin për njësinë “Skifterët”, përgjigja e dëshmitarit u paraqit si përgjigje e redaktuar.

Avokati: Z. Dëshmitar, ti the që Brigada 153 e kishte shtabin tek shkolla. A është e saktë kjo?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Kush ishin komandantët?

Dëshmitari: Kur kam shkuar unë ka qenë  Sejdi Veseli nëse nuk gaboj kështu.

Avokati: Për çfarë shkove ti atje?

Seanca kaloi në private.

Avokati: A varej nga Brigada njësia juaj?

Deklarata e dëshmitarit e paqartë.

Avokati:  A mund të na thuash se si e ke vënë re këtë gjë. Si e kuptove që varej nga Brigada.

Dëshmitari: Nuk kam përgjigje në këtë pyetje.

Avokati: A ju ka shpjeguar dikush më përpara që ju vareshit nga Brigada 153 në kohën kur u anëtarësuat në UÇK.

Dëshmitari: Po.

Avokati: A vinin në njësinë tuaj udhëheqësit e Brigadës?

Përgjigjja e dëshmitarët e paqartë.

Avokati: Me kë takoheshin kur vinin?

Dëshmitari: Me komandantin e njësisë.

Avokati: Pse shkoje atje, çfarë pune bëje?

Dëshmitari: Me çu ushqime.

Avokati: Të kujtohet se ke shkuar edhe tek baza e “Skifterëve”.

Dëshmitari: Vetëm njëherë kam qenë aty.

Avokati: A mund të na shpjegosh se si ishte baza atje kur ke shkuar?

Dëshmitari: Tash shumë pak po më kujtohet. Ka qenë një shtëpi, kemi marrë ushqimin aty dhe nuk më kujtohet kumedit sa ajo pjesë.

Avokati: E kishe parë ndonjëherë më përpara atë ushtarin ti?

Përgjigjja e dëshmitarit e paqartë.

Avokati: A ishte vetëm një shtëpi e vetme aty për të cilën po flet?

Dëshmitari: Po.

Avokati: Mendon se ishte një vend i izoluar aty?

Dëshmitari: Në çfarë kuptimi i izoluar. S’po e kuptoj.

Avokati: Ishte pranë një fshati apo në një vend të humbur që s’kishte shtëpi përreth?

Dëshmitari: S’kishte shtëpi përreth.

Avokati: E madhe apo e vogël ishte kjo shtëpia apo ishte një shtëpi normale për një familje, a mund të na e shpjegosh më tej.

Dëshmitari: Nuk e di. E di që ka qenë një shtëpi, por nuk e di se a ka qenë për një familje apo si ka qenë.

Etiketa: HageSalih Mustafa

Lajme të lidhura

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Para
FSHF Cup, nis turneu i futbollit amator

FSHF Cup, nis turneu i futbollit amator

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com