GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Seanca në Kushtetuese, avokati i Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

12:14 - 31/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Seanca në Kushtetuese, avokati i Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca publike ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe dekretit të presidentit për zgjedhjet në kryeqytet.

Avokati i Veliajt argumentoi se veprimet e Këshillit Bashkiak nuk bazoheshin në ligj, por ishin të motivuara politikisht.

Sipas tij, neni 62, pika c, i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të përdoret për shkarkimin e një kryebashkiaku, pasi neni 115 i Kushtetutës parashikon se qeveria mund të marrë vendim vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve.

Po ashtu, mbrojtja përmendi gjithashtu kërkesën e këshilltarit Endri Shabani drejtuar këshillit Bashkiak për shkarkimin vetëm pak ditë pas arrestimit të Veliajt në muajin shkurt. Po ashtu edhe kërkesën pas tre muajsh mosparaqitjeje në detyrë të veliajt, të bërë nga këshilltarët e PD-së në Bashki. Këto kërkesa, thotë mbrojtja, nuk u morën parasysh, por në ditën kur u votua propozimi i këshilltarëve socialistë, u votuan edhe këto dy kërkesa të mëparshme.

“Në lidhje me pretendimet për shkeljen e së drejtës për një proces të rregullt ligjor, vetëm 15 pas arrestimit Veliajt, këshilltari i Këshillit Bashkiak, Endri Shabani i paraqiti kërkesë këshillit për nisjen e procedurave për shkarkimin se nga arrestimi ishte krijuar boshllëk në bashki. Shkak që nuk parashkrohet as në Kushtetutë dhe as në ligjin për qeverisjen vendore. Pra Shabani propozoi shkarkimin bazuar në një shkak ekstra juridik. Kjo kërkesë nuk u trajtua. Më 09.05. 2025, këshilltari demokrat Ilir Alimehmeti drejtoi kërkesën për shkarkimin e Veliajt për shkak të mangësisë 3 mujore.

Edhe për këtë kërkesë nuk u mor vendim. Më 18.9.2025, këshilltarët e PS në Tiranë kërkuan propozimin e shkarkimit të Veliajt për shkak të mungesës për më shumë se tre muaj në detyrë dhe siç thuhet në kërkesë në zbatim të orientimeve politike të partisë që përfaqëson. Mbledhja e këshillit është thirrur vetëm në zbatim të kërkesës së grupit të PS, pra në rend dite ka qenë kjo kërkesë por po në këtë relacion është propozuar nga maxhroanca dhe është votuar pro kërkesës së këshilltarëve të PD dhe Shabanit. Pas kësaj janë miratuar tre kërkesat e mësipërme pra si shkak për propozimin e shkarkimit ka qenë edhe shkaku ekstra ligjor nga Shabani.

Në këtë situatë është cenuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë parimi i shtetit të së drejtës se vetë nisma për shkarkimin është nisur nga një bazë ekstra juridike. Ligji parashikon qartë rastet e përfundimit të mandatit por nuk njeh si shkak shkarkimi boshllëkun. Kjo dmth se këshilli nuk ka vepruar mbi baza ligjore por mbi motive nga diskursi politik, duke e shndërruar një procss administrative në një në një veprim politikisht të motivuar”, tha ai.

Erion Veliaj mbahet nën masën e arrestit me burg prej datës 10 shkurt. Bashkë me bashkëshorten e tj, Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndojnë 5 akuza në total, korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, mosdeklarim pasurie si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Etiketa: Erion Veliaj

Lajme të lidhura

Ervin Salianji: Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD
Breaking Views

Ervin Salianji: Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD

22:05 - 29/04/26
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër
Aktualitet

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

20:17 - 29/04/26
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë
Aktualitet

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

20:06 - 29/04/26
Para
Nju Jork nën pushtetin e ujit/ Dy të vdekur nga reshjet masive e dendura të shiut

Nju Jork nën pushtetin e ujit/ Dy të vdekur nga reshjet masive e dendura të shiut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO)
Breaking Views

Gjysmëfinalja e penalltive, gjyqtari akordon të tretën, por VAR-i shpëton Athletic (VIDEO)

23:13 - 29/04/26

Ishin dy penallti ato që vulosën duelin. Fillimisht shënuan “Topçinjtë” e Mikel Artetës me Gyokeres në minutën e 44-t, duke...

Lexo më shumë
Ervin Salianji: Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD

Ervin Salianji: Nesër depozitoj kërkesën për kandidim në krye të PD

22:05 - 29/04/26
Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë

Pjerin Ndreu i jep 5 MLD lekë Ylber Shamollit, biznesmenit nën hetim në Kosovë

21:40 - 29/04/26
Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

Ndryshime në poste drejtuese të Policisë në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Shkodër

20:17 - 29/04/26
Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

Gjyqtarja Irena Gjoka në rrezik, shtohen masat e sigurisë

20:06 - 29/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com