GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një rend dite të ngarkuar që përfshin interpelanca, pyetje-përgjigje dhe shqyrtimin e disa projektligjeve të rëndësishme.

Seanca do të hapet me miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të datave 9 dhe 16 prill, si dhe me njoftime të ndryshme procedurale.

Një pjesë e rëndësishme e rendit të ditës janë gjashtë interpelancat e planifikuara me anëtarë të qeverisë.

Interpelanca urgjente do të zhvillohen me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, të kërkuara nga deputetë të opozitës.

Ndërkohë, tre interpelanca të tjera janë parashikuar me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, të kërkuara nga deputetët Kliti Hoti, Bardh Spahia dhe Erisa Xhixho.

Gjithashtu, interpelancë do të zhvillohet edhe me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, me kërkesë të deputetit Zija Ismaili.

Në vijim, ministri i Financave, Petrit Malaj, do të jetë pjesë e një seance pyetje-përgjigje me deputeten Jorida Tabaku.

Seanca plenare do të shqyrtojë gjithashtu disa projektligje të rëndësishme.

Rendi i Ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 23.4.2026, ora 10:00. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 9.4.2026 dhe 16.4.2026.
2. Njoftime.
3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
5. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Kliti Hoti.
6. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Bardh Spahia.
7. Interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
8.Interpelancë me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, kërkuar nga deputeti Zija Ismaili.
9. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
10. Projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”. 11. Projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.
12. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.
13. Projektligji “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”.
14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
15. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
16. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Etiketa: interpelanceKryesore1seance

Lajme të lidhura

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë
Aktualitet

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
Para
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26

Është shtyrë sërish seanca në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Seanca e radhës do të mbahet më...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com