GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Eriselda Sefa blen 750 mln lekë asfalt, rrugët e nisura i ka lënë përgjysmë

15:02 - 07/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është shembulli konkret se si drejtuesit tanë e zgjidhin qesen e fondeve

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është shembulli konkret se si drejtuesit tanë e zgjidhin qesen e fondeve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, është shembulli konkret se si drejtuesit tanë e zgjidhin qesen e fondeve vetëm për propagandën elektorale. Në shumë raste, Gijotina.com ka denoncuar se si bashkitë shpenzojnë miliona për t’u hedhur pak asfalt rrugëve që të duken bukur në fushatë zgjedhore. Me tenderin e fundit të zhvilluar nga Sefa duket tregohet qartë pse ne e quajmë asfalt elektoral.

Kryetarja ka regjistruar në fillim të këtij muaji tenderin me objekt: “Blerje materiale për shtrimin me asfalt të rrugëve në territorin e Bashkisë Lushnje”, ndarë në lote.

Për të blerë asfalt dhe bitum, Sefa do të shpenzojë 700 milionë lekë ose 6.10 milionë euro.

 

Me këto para, sipas ekspertëve, mund të ishin rikonstruktuar të gjithë rrugët kryesore të qytetit të Lushnjës. Por, Sefa po i shfrytëzon për asfalt që do të mbulojë sa më shumë gropa, ku janë vjedhur para.

Nga shifra e lartë shohim qartë që kemi të bëjmë me shpenzim elektoral. Ndërkohë, duke parë abuzimet e mëparshme me prokurimet, shtohen dyshimet, nëse ky asfalt do të rregullojë rrugët e amortizuara, apo do të shpërdorohen paratë. Qysh kur ka marrë ka marrë detyrën, Sefa zhvillon shpesh tenderë për rrugët, por premtimet nuk i mban.

Mashtrimet e Eriselda Sefës

Kujtojmë se në mars të vitit që lamë pas, Eriselda Sefa  prezantoi projektin me vlerë 60 milionë lekë, përmes të cilit premtoi se do të investojë për sistemimin dhe asfaltimin e disa segmenteve rrugore në Lushnje. Eriselda Sefa tha në atë kohë se do të ndërhyhej për shtrimin brenda vitit në segmentet “Taulla Sinani – Esma Dervishi”, rrugën “Shpresa”, rrugën e Repartit në Zhamë Sektor, rrugën “Jakov Xoxa” dhe vazhdimin e Unazës, si dhe një ndërhyrje në infrastrukturën unazës së ish Depos së Duhanit.

Por, të paktën deri në janar të këtij viti, punimet në këto segmente nuk kanë përfunduar. Po ashtu, Sefa gjithë vitin 2020 ka nënshkruar shumë kontrata për asfalt.

Në foton e mëposhtme shohim se rikonstruksioni i segmentit rrugor “Taulla Sinani – Esma Dervishi” në këtë lagje është me shumë vonesë në raport me afatin. Theksojmë se kontrata u nënshkrua në gusht të vitit 2022 me fitues “COMPANY RIVIERA 2008 SHPK”. Lidhur me këtë, përcaktohej që punimet të përfundonin pas 2 muajsh e gjysmë, pra në nëntor 2023.

Rruga “Taulla Sinani”, foro janar 2023

 

Të njëjtin fat ka pësuar edhe rruga “Jakov Xoxa”, e cila ndodhet në një nga lagjet kryesore të qytetit. Tenderin për asfaltimin e kësaj rruge e fitoi kompania “SHKELQIMI 07 SHPK” në gusht të vitit 2022.

Bashkia Lushnje, në 31 Gusht 2022 njoftoi nisjen e punimeve përmes një postimi në rrjetet sociale. Afati i punimeve ishte 56 ditë kalendarike, që do të thotë se rruga duhet të kishte përfunduar në 26 Tetor. 10 milionë lekë ikën, ndërsa rruga ka mbetur në gjendje skandaloze

Rruga “Jakov Xoxa”, Dhjetor 2022

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me segmentet e tjera, pasi deri në janar të 2023 punimet nuk kanë përfunduar në asnjë prej rrugëve. Secila prej kontratave ka shkelur afatin me të paktën 6 muaj, ndërsa nuk dihet ende sa do të zgjasin.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimEriselda Sefafotopremtime elektoralerrugetender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Aksidentohet në qendrën tregtare, vdes 32-vjeçari te Megatek

Aksidentohet në qendrën tregtare, vdes 32-vjeçari te Megatek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com