GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sefa e Lushnjës freskohet me 12 MLN lekë, blen kondicionerë, kompjuterë dhe kolltukë

12:32 - 06/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Sefa e Lushnjës freskohet me 12 MLN lekë, blen kondicionerë, kompjuterë dhe kolltukë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shohin kryetaren e Bashkisë, bëjnë edhe drejtorët shpenzime luksi. Sidomos tani në mes të verës arrijnë kulmin tenderat që Eriselda Sefa realizon përmes drejtorive të varësisë.

Së fundmi, në Bashkinë Lushnje është firmosur tenderi me objekt “Blerje pajisje dhe mobilje për zyrat e NPP”. Dokumentet e tenderit janë firmosur nga drejtori i Ndërmarrjes së  Pasurive Publike Lushnje, Evis Qyra, por dihet tashmë se paratë nuk lëvizin lehtë pa miratimin e kryetares.

Sipas dokumenteve, drejtori ka vendosur të marrë nga arka e bashkisë 12 milionë lekë për të blerë kompjuter, kolltukë dhe kondicionerë. Epo, po nuk rregulloi veten, si do t’i shërbejë popullit?! Nga ana tjetër, paratë xhirohen tek biznesmeni i paracaktuar për ta fituar tenderin. Në tabelën më poshtë është lista e mallrave që po blen drejtori i Sefës.

Shihet qartë që janë shpenzime luksi, se me sa duket Qyra është mërzitur me kompjuterët e vjetër, po ashtu dëshiron kolltukë më të rehatshëm. Ndërsa kondicionerët i do të llojit të fundit me më shumë opsione.

Prandaj e shpalli garën me 18 qershor 2024 dhe më 1 korrik e mbylli procedurën. E kuptojmë se keni këtë post dhe e përdorni që të përfitoni, po pse firmosni kontrata duke shkelur ligjin mbi prokurimet?

Nga dokumentet e bëra publike në Agjencinë e Prokurimeve Publike, vërejmë se vetëm firma  “T&J CONSTRUCTION” sh.p.k ka dorëzuar një ofertë me 10 milionë lekë. Në këtë vlerë ishte një ofertë për t’u marrë në konsideratë, por në këtë rast nuk ka kuptim pasi nuk k asnjë konkurrent tjetër në garë. Edhe për të tilla raste ligji kërkon që procedura të anulohet dhe të bëhet rishikim tenderi.

 

Por Qyra, me aprovim të Sefës, ka firmosur kontratën me “T&J CONSTRUCTION” sh.p.k, e cila u shpall fituese me një të rënë të lapsit.

Në këto kushte, Open Data Albania vlerëson se kemi të bëjmë me abuzim të ligjit dhe i ka vënë tenderit një “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Kompania përfituese me pronar Julian Manehasën me siguri është e rekomanduar nga kryetarja e bashkisë, sepse drejtori nuk do të merrte guximin t’i jepte tenderin. Kompania nuk ka depozituar asnjë bilanc financiar në QKB.

Dokumenti i mëposhtëm është tërhequr ditën e sotme dhe tregon se kompania nuk depozituar asnjë pasqyrë financiare.

Ndërsa në kriteret, sipas dokumentit të mëposhtëm, kërkohen pasqyrat financiare të 3 viteve të njëpasnjëshme të operatorit pjesëmarrës në prokurim.

 

Me pak fjalë, kjo kompani nuk përmbush kushtet e firmosura nga vetë drejtori i Sefës. Megjithatë mendojmë se ka qenë një urdhër i kryetares. Këtë ide e krijojmë nga aktiviteti i kompanisë, i cili lidhet ngushtë me vendimet e kryebashkiakes për t’i dhënë fonde “të vogla” që ka pasur në dorë.

Kështu, më 25 prill 2024, kompania e Manehasës ka marrë nga Sefa 20 milionë lekë për furnizimin e bashkisë me drurë dekorativë.

Kujtojmë se Sefa zëvendësoi në postin e kryetares së Bashkisë, Fatos Tushen, i cili bashkë me 10 zyrtarë të tjerë të këtij institucioni dhe biznesmenë u arrestuan me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë pas kërkesës së bërë nga SPAK në vitin 2021. Ai dënua për korrupsion, megjithatë Sefa vazhdon në të njëjtën udhë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimEriselda Sefatender

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, asnjë i arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com