GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sefa: Në PD s’kanë vend non grata-t, ja sa delegatë do jenë në Kuvend

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Grupi i Alibeajt arrin në KQZ për regjistrim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike zyrtare, e drejtuar nga Lulzim Basha, zhvillon të shtunën mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ku priten të miratohen ndryshime statutore, por edhe zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar.

Sekretari për Ccështjet Ligjore në PD-në e Bashës, Indrit Sefa, tha se në Kuvendin Kombëtar do të jenë 5500 delegatë, ndërsa theksoi se këto ndryshime do sjellin modernizimin e partisë.

Sipas Sefës, Partia Demokratike do ta vendosë thelbin tek anëtarët e saj për të bërë të mundur një konceptim të ri të bazës së partisë.

“PD ka ndryshuar filozofinë e saj duke u përcaktuar si një forcë e djathtë konservatore, për këtë janë bërë ndryshimet në statut, është vënë thelbi tek anëtari, i cili do jetë qendra e partisë për të bërë të mundur që të kemi një konceptim të ri të strukturës së PD në bazë. Decentralizimi organeve të PD, duke dhënë rëndësi të veçantë ndarjes së pushteteve në PD, i është dhënë zë i veçantë vendimmarrjes së organeve kolegjiale.

Në Kuvendin kombëtar do jenë rreth 5500 delegatë me të drejtë vote. Do sjellin modernizmin e partisë dhe përshtatjen me nevojat aktuale. Ka qenë parti që ka pasur strukturë org të njëjtë për shumë vitre, do ndryshojë mënyra e konceptimit, duke i dhënë mundësi çdo individi që të jetë pjesë aktive e jetës politike ne e bëjmë të mundur pa qenë nevoja e marrjes së konfirmimeve nga strukturat, por ai mund të angazhohet dhe të drejtojë strukturën e tij. Kemi bërë një mënyrë tërësisht të re”, tha Sefa në Report Tv.

Duke u ndalur në luftën me mbështetësit e Sali Berishës, Sefa bëri të qartë se nuk do të pranojnë në Partinë Demokratike persona të shpallur non grata nga aleatët më të mëdhenj të vendit tonë.

“Personat non grata nuk kanë vend në PD, asnjëri që merr ketë cilësi nga vendet të perëndimit, nuk është pjesë e PD dhe kjo është e përcaktuar qartësisht. Personat të cilët kanë shkelur, ka rregulla edhe për disiplinën e partisë, ka disa rregullime të vogla. PD nuk është e pirur për të përjashtuar njerëz, kushdo që i beson programit të PD është i mirëpritur dhe e ka derën e hapur. Ata që janë anëtar të PD kanë shtëpinë e vet dhe janë anëtarë të PD”, tha Sefa.

Tashmë sipas Sefës, partia do të vijë e rikonceptuar dhe me një vizion e alternativë për shqiptarët.

“Ky do jetë një hap i parë dhe shumë i rëndësishëm për të treguar një vizon të ri të PD se si e koncepton PD Shqipërinë në vitet në vijim dhe kush është misioni i saj për t’i transmetuar shqiptarëve. Alternativa që u paraqitet shqiptarëve”, u shpreh Sefa.

Etiketa: KuvendiPDSefa

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Çifti Clooney në qendër të vëmendjes për elegancën e tyre

Çifti Clooney në qendër të vëmendjes për elegancën e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com