GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Sejko: Emigracioni mund të dëmtojë rritjen ekonomike

12:29 - 30/01/23
në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Sejko: Luhatjet e inflacionit rrisin çmimet, punësimi mbetet dobët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Guvernatori i  Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në fjalën e tij në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it u ndal tek sfidat ekonomike, pas luftës në Ukrainë.

Teksa i referohet raportit, Sejko thotë se konfliktet dhe tensionet gjeopolitike sjellin pashmangshmërisht ndryshime të rëndësishme strukturore.

Ai u shpreh se stabiliteti afatmesëm dhe afatgjatë i çmimeve ka qenë dhe mbetet objektivi prioritar i punës së Bankës së Shqipërisë.

“Pavarësisht kësaj tabloje, sfidat mbi ekonomitë në tranzicion mbeten ende prezente. Raporti i Tranzicionit me të drejtë nënvizon se konfliktet dhe tensionet gjeopolitike sjellin pashmangshmërisht ndryshime të rëndësishme strukturore.

Së pari, këto konflikte shoqërohen me rritje të emigracionit, me pasoja afatgjata si për vendet pritëse dhe për ato të origjinës. Si një vend me histori të pasur emigracioni, Shqipëria ka përjetuar si anët pozitive ashtu edhe ato negative të tij. Nga njëra anë, ky fenomen ka gjeneruar flukse hyrëse valutore dhe rritje të përgjithshme të dijeve e të ekspertizës, të cilat janë të domosdoshme për zhvillimin e vendit.

Nga ana tjetër, ai pakëson forcën e punës – sidomos në segmentet më të kualifikuara të saj – dhe dëmton perspektivat e rritjes afatgjatë. Për këtë arsye, mendoj se nevojitet një koordinim më i mirë në nivel ndërkombëtar, për t’u kujdesur që përfitimet e ardhura nga emigrimi dhe lëvizja e lirë e njerëzve, të ndahen në mënyrë sa më të drejtë midis vendeve.

Së dyti, tensionet gjeopolitike pasqyrohen në rritje të proteksionizmit, fragmentarizim të zinxhirëve të prodhimit dhe riorientim të flukseve të investimeve të huaja direkte drejt vendeve mike, si dhe frenim të procesit të globalizimit.

Së treti, tensionet gjeopolitike ulin vëmendjen ndaj reformave strukturore, të cilat kanë qenë dhe mbeten instrumenti i vetëm për një rritje më të shpejtë e më të qëndrueshme ekonomike”, tha ndër të tjera Sejko

Etiketa: ekonomiemigracionSejko

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 07/03/26
Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit
Breaking Views

Kompanitë e karburanteve thirren për takim në Kryeministri pas rritjes së çmimit

20:45 - 06/03/26
Para
Skandali McGonigal, Berisha: Viktimë Basha hesht, si ka mundësi?

Skandali McGonigal, Berisha: Viktimë Basha hesht, si ka mundësi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com