GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Sekondat më shpërblyese të revanshit të njeriut, përballë pushtetit

16:33 - 14/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekondat më shpërblyese të revanshit të njeriut, përballë pushtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Sonila Meço

Dita e zgjedhjeve, sado të prekura, manipuluara, ndotura e të pandershme fushatat bart një çast sublim për njeriun.

Aty i vetëm, me fletët në duar, i pangacmuar nga askush, i papërgjuar (nuk ka asnjë shans, asnjë taktikë që mund të arrijë të mësojë se për kë votoni, nëse nuk jeni ju vetë ta dëshmoni)…pra në atë hapësirë fizike dhe kohe ku ndihesh i gjithpushtetshëm përballë edhe më të fuqishmit ke mundësinë t‘ja japësh një mësim jete kujtdo, që të është shitur i paprekshëm, i pasfidueshëm, duke të ta nxirë jetën me arrogancën e atij që s’jep kurrë llogari.

As mos e ço nëpër mend se vota jote nuk ka vlerë, se e djegin, e bëjnë të pavlefshme, e devijojnë…sepse nëse do të qe kaq e thjeshtë, nuk do të strapacoheshin me patronazhistë, spiunë, kërcënime, shantazhime, blerje, shitje, çmeritje, duke tentuar të kapin çdo media, portal, gazetë, gazetar, analist, artist, influencer, nuk do të shkaterronin përtej çdo perimetri demokratik e kufijsh pseudodemokracish opozitën, duke zhvendosur vula, sigla, marrë komisionerë e përjashtuar çdo vullnet opozitar nga mundësia e konkurimit të barabartë dhe zgjedhjes së lirë.

Shfytyrimi total përgjatë fushatës i një pale, që ka prodhuar e vetme, me pushtet absolut atë qytet që jetoni sot, me ajër e ujë kancoregjen, duke shfarosur gjelbërimin e pushtuar çdo hapësirë të bekuar mes malit dhe detit me beton, duke ekzekutuar trashëgiminë kulturore, duke ju varfëruar nëpërmjet pastrimit të parave në qytetet që zhyten në përzierjen e ndyrë mes smogut e hashashit…pra ky shfytyrim ngjyer me tallava e ahengje mejhanesh duhet të jetë fitorja dhe jo humbja personale në atë çastin sublim të hedhjes së votës.

Këto janë zgjedhje për qytetin, për atë hapësirë, që do respekt, njerzillëk e mençuri ta drejtosh. Duke e dashur, duke e dëgjuar. Qyteti është i gjallë, do të marrë frymë, të pastrohet, të kundërmojë parfum lulesh, mos të asfiksohet trafiqesh rrugore e droge, të gjallërojë rinie, të kujdeset për të moshuarit, t’u dhurojë fëmijëri të lumtur banorëve të vet, shërbyes i invalidëve e të pamundurve, do të krenohet me bukuritë natyrore, me të shkuarën, me çdo epokë të vetën, me krijimet e dorës njerëzore, që nuk ia bjerrin identitetin, të jetë bujtës i mirë, mikpritës bujar, vendi ku ia vlen të jetohet.

Si i tillë, qyteti do drejtues të përulur e punëtor, fisnik e rojtar fanatik të vetin, që ndal çmendurinë e një sistemi të egër e përjashtues, që frenon paligjshmërinë, që lejon qytetarët të përfshihen në vendim-marrjen për hapësirën e përbashkët, që përkrah referendumet, që i ul shpejtësinë rrokullisjes drejt greminës kancoregjene të qytetit të helmuar, që i reziston oligarkisë së kullave dhe hap mundësinë për konkurencë më të lirë në qytetin e energjive të asfiksuara.

Kërkohet një NJERI për qytetin, të ndalet e keqja e provuar dhe të mësojmë ata që na drejtojnë me idenë se nuk janë të pasfidueshëm. Të ndërrohen sa më shpesh, që mos qelben karrigeve e të kutërbojnë qytetet.

Dhe për këtë, mjafton në atë çastin sublim, të vetmisë më të pushtetshme, para fletës së votimit, atij kryqi në të, që i trembet edhe më i djallëzuari i kupolës, mu në atë çast duhet menduar çfarë po i lini fëmijës suaj e për çfarë ia vlejti kjo jetë?!

Thotë i moçmi, se po ta dinte kali ç’fuqi ka, do shqyente dynjanë. Mos i besoni asnjë propagande që ju thotë, se jeni kuaj të ngordhur. Dijeni se me votën e lirë, që nuk ua blejnë dot, kuaj me këmbët varur e pa dhëmbë do të jenë ata.

Me mend në kokë, ju dhe vetja juaj e dinë të vërtetën. Atë të kryqit final mbi votë. Shpresa nis me ndryshimin.

Mos e ler të vdesë para teje!

Etiketa: OpinionSonila Meco

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Partia Socialiste, ankesë në KQZ: Këlliçi theu heshtjen zgjedhore

Partia Socialiste, ankesë në KQZ: Këlliçi theu heshtjen zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com