GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme për bisedime për Gazën, sigurinë rajonale

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme për bisedime për Gazën, sigurinë rajonale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime rajonale që mbahen këtë të hënën dhe të martën, në lidhje me ndihmat humanitare për Gazën, të ardhmen e territoreve palestineze pas përfundimit të luftës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Sekretari i shtetit do të diskutojë përpjekjet në vazhdim për arritjen e një armëpushimi në Gazë që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe përse Hamasi është bërë një pengesë për popullin palestinez dhe për një armëpushim”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Blinken do të marrë pjesë në takimin në Riad të ministerialit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një aleancë rajonale e vendeve arabe të ndodhura përqark Gjirit Persik.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby i tha të dielën emisionit “This Week” të kanalit televiziv ABC, se Shtetet e Bashkuara po punojnë për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor për luftën gati shtatëmujore në Gazë, mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Bisedimet e armëpushimit kanë vazhduar prej muajsh dhe megjithëse ka sinjale të herëpashershme se arritja e një marrëveshjeje mund të jetë e afërt, zoti Kirby nuk dha ndonjë tregues për përparime të reja në diskutime.

Ai tha se Izraeli i ka siguruar zyrtarët amerikanë se nuk do të dërgojë forca tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa dëgjuar plotësisht shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se një sulm i tillë do të rrezikonte jetët e mbi 1 milion palestinezëve që janë strehuar atje.

Rritet trysnia për armëpushim, ndërsa Izraeli godet Gazën

Zoti Kirby tha se një port i përkohshëm që po ndërtohet në Detin Mesdhe në bregun e Gazës mund të përfundohet në dy apo tre javë dhe do të mundësojë transportimin e ndihmave më të mëdha humanitare drejt këtij territori të ngushtë, për të ndihmuar palestinezët./voa

Etiketa: GazaSHBA

Lajme të lidhura

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?
Aktualitet

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Para
Masakroi ish të dashurën dhe partnerin e saj, ndërron jetë në mënyrë mizore dhe shqiptari

Masakroi ish të dashurën dhe partnerin e saj, ndërron jetë në mënyrë mizore dhe shqiptari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani
Aktualitet

Investigimi i Sky News/ 280 paund në ditë për shpërndarjen e kokainës, si rekrutohen shqiptarët në Britani

15:38 - 12/11/26

Një investigim i gjerë i Sky News ka zbuluar detaje mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet kriminale shqiptare të përfshira...

Lexo më shumë
Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

15:09 - 12/11/26
Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

Studentët në shesh/ Mesazhi i fortë i ambasadorit të SHBA në Tiranë, Eric Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj

14:49 - 12/11/26
PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri

14:27 - 12/11/26
Ndalohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja merret në pyetje nga dy prokurorë

Ndalohet drejtori i Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja merret në pyetje nga dy prokurorë

14:07 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com