GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sekretari Blinken turne në vendet e Indo Paqësorit

16:08 - 26/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari Blinken turne në vendet e Indo Paqësorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vazhdon të mërkurën turneun në rajonin. e Indo-Paqësorit me një ndalesë në Zelandën e Re. Një ditë më parë, zoti Blinken vizitoi Tongën, ku Shtetet e Bashkuara kanë hapur një ambasadë të re. Kjo është hera e parë që një kryediplomat amerikan viziton atë vend. Sekretari Blinken paralajmëroi vendet e Paqësorit jugor lidhur me rreziqet që paraqesin investimet kineze.

Sekretari Blinken mbërriti sot në Wellington të Zelandës së Re, pas një ndalese në Tonga, ku u takua të martën me Kryeministrin Hu’akavameilik, në përpjekje për të forcuar lidhjet strategjike me rajonin e Indo-Paqësorit për çështje si ndryshimet klimatike, siguria dhe demokracia.

Kryediplomati amerikan paralajmëroi gjithashtu lidhur me ndihmën nga Pekini, e cila është shtuar në mënyrë dramatike gjatë viteve të fundit, duke thënë se shpesh ajo ka efekte negative.

“Kemi patur shqetësime lidhur me disa fenomene që kemi vënë re në disa prej investimeve dhe është thelbësore për t’u siguruar që ato të bëhen në rrugë transparente, bazuar në ligj, me financim të qëndrueshëm, për situatën e borxhit në disa vende dhe duke respektuar autonominë e vendeve përfituese të ndihmave në mënyrë që të mos ketë fije politike të lidhuara me investimet që po bëhen”, tha kryediplomati amerikan.

Të enjten, zoti Blinken do të takohet me zyrtarë të lartë dhe do të shikojë ndeshjen e futbollit mes Shteteve të Bashkuara dhe Holandës në Botërorin për femra.

Më pas ai shkon në Brisbane të Australisë, ku do të shoqërohet nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin për takime me homologët australianë.

Tonga, një arkipelag me rreth 100,000 banorë, është vendi i fundit në një varg shtetesh ishuj të Paqësorit, që po përpiqen të forcojnë marrëdhëniet diplomatike me Shtetet e Bashkuara. Ambasada e re amerikane në kryeqytetin Nuku’alofa u hap zyrtarisht në muajin maj./VOA

Etiketa: Blinken

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër
Breaking Views

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Shitet me çmim stratosferik unaza e reperit legjendar

Shitet me çmim stratosferik unaza e reperit legjendar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin e tij, thanë të premten zyrtarët amerikanë dhe media shtetërore iraniane....

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur

16:48 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com