GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri

15:45 - 28/09/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari i bashkisë Patos pushohet nga puna se u ankua tek Komisioneri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ankesa pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi i kushtoi vendin e punës Shkëlqim Beqirajt. Ai pretendon se është pushuar nga detyra si sekretar i përgjithshëm në Bashkinë Patos, pasi ka ngritur shqetësimin se ishte përballur me izolim dhe trajtim të pabarabartë në institucion.

Në një intervistë për Top Channel ish nëpunësi i Bashkisë së Patosit hedh dyshim se ‘shkarkimi rrufe’ lidhet me denoncimin; një goditje e radhës që thotë se do të vijojë ta ndjek në rrugë ligjore.

Menjëherë sa jam ankuar, unë jam pushuar nga puna prej kryetarit të Bashkisë, të cilën po ashtu e kam ankimuar dhe do vazhdoj për dëmshpërblim moral. Të hidhesh në mes të katër rrugëve pa një shkak, pa një arsye, normalisht do ndihesh stres…shikon vështrimet e njerëzve. Por veç diskriminimit, janë edhe mungesa e të ardhurave, familja duhet mbajtur”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i bashkisë Patos.

Kjo sagë vështirësish për Shkëlqimin nisi pasi u mor i pandehur nga SPAK-u; ku u pezullua fillimisht në mars me vendim të Gjykatës së Posaçme për shpërdorim detyre, por në shtator u rikthye në punë pasi masa e sigurisë u shua.

Pas rimarrjes së detyrës, Shkëlqimi u ankua  se ishte lënë pa funksione, i përjashtuar nga mbledhjet, i izoluar nga kolegët dhe me një pagë më të ulët se vartësit e tij.

Komisioneri kundër Diskriminimit i dha të drejtë duke konstatuar se Bashkia Patos kishte shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë, kishte cenuar dinjitetin e sekretarit të përgjithshëm dhe e kishte trajtuar atë në mënyrë diskriminuese.

“Mua më anashkaluan nga të gjitha funksionet, më hoqën zyrat, punonjësit e tjerë as nuk më flisnin në korridor. Nuk më fliste askush, nuk  më raportonte askush, për mbledhjet nuk njoftohesha. Kryetari nuk pranonte ballafaqim. Nuk mund ta ndanin ata isha i fajshëm apo i pafajshëm. Jam paragjykuar pavarësisht se procesi nuk kishte përfunduar!”, u shpreh Beqiraj.

Shkëlqimi shfaqet i palëkundur në betejën ligjore. Ai quan padrejtësinë më të madhe thellimin e diskriminimit me pushimin nga puna, për të cilën ka ngritur padi kundër bashkisë së patosit.

“Javën tjetër në datë 18 kam seancë në Gjykatën Administrative të Lushnjës për pavlefshmëri absolute të pushimit nga puna, pasi nuk është respektuar procedura e jemi në kushtet e diskriminimit. Kërkoj vetëm drejtësi! Nuk mund të trajtohesha në atë formë, kur ligji edhe nëse do isha fajtor nga Gjykata, ligji për shërbimin civil e ka parashikuar si ndërpriten marrëdhëniet e punës. Të zbatohej ligji. Jam i bindur të vazhdoj deri në fund, deri sa të fitoj të drejtën në çdo instancë”, përfundon Beqiraj.

 gijotina.com/

Etiketa: diskriminimPatos

Lajme të lidhura

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve
Horoskopi

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Para
“Pronari shqiptar, menaxheri serb”/ Clinton tregon si e mori vendimin për të ndërhyrë në Kosovë

“Pronari shqiptar, menaxheri serb”/ Clinton tregon si e mori vendimin për të ndërhyrë në Kosovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com