GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sekretari i LSI thirrje Bashës: Nuk mund të bashkëpunosh me Ramën pa zbardhur masakrën zgjedhore

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari i LSI thirrje Bashës: Nuk mund të bashkëpunosh me Ramën pa zbardhur masakrën zgjedhore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ka folur për situatën politike në vend, marrëdhëniet mes dy forcave opozitare PD-LSI dhe për çështjen “Berisha”.

Gjatë një interviste për mediat, Braimllari tha se LSI-ja ka zgjedhur të bëjë opozitë në mënyrën e saj, ndërsa i kujtoi Lulzim Bashës se para se të hyjë në dialog me Edi Ramën nuk duhet të harrojë “masakrën zgjedhore”.

Braimllari si gjithë figurat e tjera politike ka shmangur me diplomaci komentet për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

“LSI është vendosur në rolin dhe strategjinë e saj në Kuvend. Ne edhe në dy seancat e para plenare kemi bërë opozitën. Ne jemi të vendosur në opozitë, nuk zhvendos fokusin e LSI, ka shumë mënyra për të bërë opozitë. Në këtë mënyrë përfaqësohet në mënyrë dinjitoze opozita e vërtetë dhe reale, nuk është koha për të bërë shoë politik. PD-LSI, jemi dy parti të ndryshme, kemi dy vizione të ndryshme.

LSI qëndron korrekt marrëveshjes së bashkëpunimt me PD-në, jemi korrekt në raport me aleatët, nëse ka persona që nuk qëndrojnë korrekt duket në duket në ditët në vijim. Ne nuk i kemi vendosur asnjë kusht Bashës, as deputet as emra për ministra. Kjo është e vërteta jemi në mbrojtje të interesit të opozitës. Pozicioni i opozitës është i qartë. Masakrën zgjedhore e bëri Rama, si mund të kesh bashkëpunim nëse nuk zbardhet masakra zgjedhore. Ne nuk tradhtojmë kauzën e qytetarëve dhe më pas të harrojmë këtë masakër që të merremi të punojmë me Ramën. Kjo është opozita që i duhet vendit, nuk duhet të harrohet masakra zgjedhore pasi është në kundërshtim të fjalëve që ke thënë” – tha ai.

Braimllari ka konfirmuar ‘ndarjen’ me Partinë Demokratike edhe para disa ditësh ku tha se LSI i ka kërkuar Lulzim Bashës që mos të tradhtojë kauzën e opozitës për interesa personale dhe për interesa të Edi Ramës.

Etiketa: bashkepunimLSImasakrasekretari

Lajme të lidhura

Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Familja e Martin Canit reagon ashpër kundër Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë
Aktualitet

Familja e Martin Canit reagon ashpër kundër Ramës: Mos e përdor emrin e djalit tonë për propagandë

09:09 - 17/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Media prestigjioze amerikane: Protestat 6-javore në Shqipëri po e çojnë Ramën drejt rrëzimit

08:35 - 17/07/26
Para
Ndeshje dramatike në Serie A, shënohen katër gola por nuk ka fitues

Ndeshje dramatike në Serie A, shënohen katër gola por nuk ka fitues

TË FUNDIT

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj
Aktualitet

Gjyqi për dosjen “Sterilizimi”, SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara në ligj

11:49 - 17/07/26

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rrëzimin e 23 kërkesave të paraqitura nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, përmes të cilave...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

11:43 - 17/07/26
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

11:28 - 17/07/26
Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit

11:12 - 17/07/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com