GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sekretari Wallace: Kievi nuk duhet t’i trajtojë aleatët “si Amazon”

17:51 - 12/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretari Wallace: Kievi nuk duhet t’i trajtojë aleatët “si Amazon”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë thënë Kievit se “ne nuk jemi Amazon”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, duke sugjeruar se aleatët që i ofrojnë ndihmë Kievit duan “mirënjohje” në këmbim.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ka shprehur frustrinimin e tij me ngurrimin e shteteve të NATO-s që t’i ofrojnë shtetit të tij afat për pranim në aleancë.

Shumë aleatë perëndimorë, përshirë SHBA-në dhe Qeverinë britanike, kanë qenë mbështetës të zëshëm të Ukrainës.

Mbretëria e Bashkuar i ka dërguar Kievit pajisje ushtarake, që Ukraina të vazhdojë të mbrohet nga forcat ruse.

Wallace, që mori pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius, tha se disa aleatë që i kanë ofruar mbështetje ushtarake Kievin “duan të shohin mirënjohje”.

Ai tha se SHBA-ja dhe Britania i kanë thënë Ukrainës se “ne nuk jemi Amazon”, referencë për gjigantin e shitjeve online. Ukraina vazhdimisht kërkon që aleatët t’i dërgojnë më shumë armë.

“Këshilla ime për ukrainasit… ju po kërkoni nga shtetet që t’iu japin armë nga stoqet e tyre. Po, ju po luftoni jo vetëm për vete, por edhe për lirinë tonë. Por, nganjëherë duhet të bindni politikanët në Amerikë. Nganjëherë duhet të bindni politikanët dyshues në shtete të tjera dhe e gjithë kjo ja vlen kur merrni diçka në këmbim dhe po ashtu të përfitojnë diçka. Ky është realiteti”, tha ai.

Gjatë takimit të mërkurën me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, Zelensky tha se “jam mirënjohës ndaj kryeministrit dhe Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e Ukrainës për pranim në NATO dhe për ofrimin e garancive efektive të sigurisë gjatë periudhës para anëtarësimit në aleancë”.

Ukraina po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. Në samitin e NATO-s, Kievit nuk i është dhënë një afat kohor se kur mund të anëtarësohet, por Ukrainës i është mundësuar një thjeshtëzim i procedurave për anëtarësim në aleancë./REL

Etiketa: sekretari britanik i mbrojtjesukrainawallace

Lajme të lidhura

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala
Breaking Views

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë
Aktualitet

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

18:01 - 05/03/26
Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli
Breaking Views

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Para
Sulmet në veri, Kurti: Serbia të ndërpresë menjëherë nxitjet për dhunë

Zgjedhjet në veri, Kurti: S'do të ketë dorëheqje të kryetarëve aktual

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala
Breaking Views

Qumësht i kontaminuar për bebe, AKU vendos gjobë ndaj Rossmann & Lala

18:14 - 05/03/26

Disa ditë pas alarmit se qumështi për fëmijë i prodhuar nga Nestlé rezultoi i kontaminuar me toksinën cereulide, Mbretëria e...

Lexo më shumë
Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

Grabitja tek dyqani “Exchange” në Tiranë, momenti kur 42-vjeçari kanos punonjësen me armë

18:01 - 05/03/26
Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kurti mbështet nismën e Vjosa Osmanit: Presidenti të zgjidhet nga populli

17:42 - 05/03/26
Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

Thirrje urgjente nga Shoqata e Bankave: Mos u bëni pre e mashtrimeve telefonike

17:33 - 05/03/26
Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Siguroi eksploziv për një ngjarje kriminale, arrestohet 34-vjeçari në Durrës (Emri)

15:26 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com