GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Sekretarja britanike: Vendi përballë një “pushtimi” nga azilkërkuesit shqiptarë

21:44 - 31/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretarja britanike: Vendi përballë një “pushtimi” nga azilkërkuesit shqiptarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e saj të përsëritura të sigurisë. Zonja Braverman u riemërua ministre e Brendshme nga Kryeministri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi ajo dha dorëheqjen nga i njëjti post për shkak të dërgimit të një dokumenti qeveritar nga emaili i saj personal në kundërshtim me rregullat.

Duke reaguar në parlament ndaj kritikave se nuk kishte marrë parasysh këshillat ligjore lidhur me ndalimin e zgjatur të migrantëve në një qendër azili në Britaninë jugore, zonja Braverman tha se sistemi aktual është “jofunksional” dhe “jashtë kontrollit”. “Le të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” tha ajo.

Partitë e opozitës dhe madje edhe disa anëtarë të parlamentit në Partinë Konservatore në pushtet kanë vënë në pikëpyetje se zonja Braverman është personi i përshtatshëm për postin. Të hënën, zonja Braverman pranoi se kishte dërguar dokumente zyrtare qeveritare në adresën e saj personale të emailit gjashtë herë, duke ngjallur shqetësime të reja për shkeljet e rregullave të ministrisë ndërsa ishte në krye të sigurisë së vendit.

Ajo e mbrojti vendimin e saj për mbajtjen e mijëra vetëve në një qendër migrantësh në Kent pasi disa nga kolegët e saj e akuzuan atë për injorimin e qëllimshëm të këshillave ligjore për transferimin e njerëzve nga qendra në hotele. Kushtet në qendrën në Manston në Kent u cilësuan javën e kaluar nga Kryeinspektori i Pavarur i Kufijve dhe Imigracionit David Neal si “shumë të mjera”.

Në qendër duhet të strehohen rreth 1,500 emigrantë për më pak se 24 orë në të njëjtën kohë, kjo shifër është mëse dyfishuar. Një familje afgane thotë se ka qenë atje për 32 ditë. Departamenti i Brendshëm ka thënë se shumica e të ndaluarve në Manston janë shqiptarë.

Në përgjigje të pyetjeve para parlamentit zonja Braverman tha se duhet përshpejtuar procesi i shqyrtimit dhe të realizohet “largimi i shtetasve shqiptarë”. Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, zonja Braverman tha se ai ka të drejtë. “Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo.

Grupet shqiptare të krimit të organizuar besohet të jenë ndër përgjegjësit kryesorë në dërgimin e migrantëve përmes Lamanshit për në Britani nga Evropa veriore. Qytetarët nga Shqipëria tani përbëjnë grupin më të madh të vetëm që kalojnë kanalin me varka të vogla, sipas statistikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria në Londër ka premtuar të përshpejtojë largimin e shqiptarëve që kanë hyrë ilegalisht në vend. VOA

Etiketa: britanikeSekretarjashqiptyaret

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Shkoi në spital me dhimbje barku, 42-vjeçarja zbulon se është shtatzënë dhe…

Shkoi në spital me dhimbje barku, 42-vjeçarja zbulon se është shtatzënë dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com