GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sekretarja e thesarit nxit bashkëpunimin SHBA-Kinë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Sekretarja e thesarit nxit bashkëpunimin SHBA-Kinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të shtunën forcimin e komunikimit mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara për të përmirësuar vendimmarrjet ekonomike dhe sfidoi Pekinin që t’i bashkohet nismës globale për të ndihmuar vendet më të varfra të trajtojnë ndryshimet klimatike.

“Pavarësisht tensioneve dypalëshe, niveli i lartë i shkëmbimeve tregtare vitin e kaluar tregoi se ka vend për t’u angazhuar në tregti dhe investime”, i tha zonja Yellen homologut të saj, zëvendës kryeministrit kinez He Ligen, në fillim të takimit, që sipas zyrtarëve amerikanë pritet të zgjasë më shumë se tre orë.

Zonja Yellen tha se është thelbësore që dy vendet të përqendrohen në çështje me interes të përbashkët dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes dialogut.

“Në kuadër të një prespektive të komplikuar të ekonomisë globale, ekziston nevoja urgjente që dy ekonomitë më të mëdha të komunikojnë nga afër dhe të shkëmbejnë pikëpamjet se si mund të reagojmë ndaj sfidave të ndryshme,” i tha zonja Yellen zëvendëskryeministrit He, zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës.

Zonja Yellen dhe zyrtarë të tjerë amerikanë janë në një mision të vështirë diplomatik, duke u përpjekur të riparojnë lidhjet me Kinën pasi ushtria amerikane goditi dhe rrëzoi një balonë kineze mbi Shtetet e Bashkuara, ndërsa vazhdojnë të nxisin Pekinin të ndalë praktikat që ato i shohin si të dëmshme për kompanitë amerikane dhe perëndimore.

Zonja Yellen pritet të qëndrojë në Kinë deri të dielën dhe vizita e saj vjen pas asaj të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, e para në një nivel të tillë, në 5 vjet./VOA/

Etiketa: Janet YellenkinaSHBA

Lajme të lidhura

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën
Aktualitet

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit
Aktualitet

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Para
Me këmbën e thyer dhe me patericë/ Çfarë i ka ndodhur aktorit të njohur?

Me këmbën e thyer dhe me patericë/ Çfarë i ka ndodhur aktorit të njohur?

Discussion about this post

TË FUNDIT

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS
Aktualitet

U gjet i pajetë në makinë te ‘Komuna e Parisit’, 46-vjeçari ishte shoferi i deputetit të PS

12:11 - 21/10/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habili u gjet pa shenja jete me...

Lexo më shumë
Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

Protestat studentore në vend/ Ditmir Bushati apel Ramës: Të rinjtë kërkojnë një Shqipëri të re, dhuna dhe kërcënimet nuk e shuajnë revoltën

12:07 - 21/10/26
‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

‘Krimi nuk lejon rotacionin në Shqipëri’/ Eurodeputeti gjerman: Shqetësimet e protestuesve prekin thelbin e integrimit

11:49 - 21/10/26
Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

Në Vlorë pedagogët zhvillojnë mësimin normalisht, nuk i bashkohen bojkotit

11:40 - 21/10/26
Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

Rama vendosi karriget për dialog, studentët dhe pedagogët i përmbysin para Kryeministrisë: Dorëheqje!

11:34 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com