GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Sekretet e Kishës së Shën Kollit

09:18 - 20/02/23
në Art & Kulturë, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekretet e Kishës së Shën Kollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kisha e Shën Kollit është ndërtuar në shekullin XIV, në stilin bizantin. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore shprehet se dikur, kisha ka qenë me kupole mbi tambur, ndërsa sot është një nefëshe dhe e mbuluar me çati druri. “E veçanta e kësaj kishe është ndërthurja e tullave me ripërdorimin e elementeve të shumta antike dhe paleokristiane në muret e fasadës së jashtme të saj, fenomen i njohur si spolia.

Pikturat murale në brendësi të saj janë realizuar në shekullin XVI nga ikonografi Nikolla i Onufrit”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që ka publikuar dhe disa foto të kishës. Kisha e Shën Kollit përbën një pasuri të vyer për zonën e Kurjanit, por edhe për të gjithë zonën e Myzeqesë.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bënte me dije në vitin 2021 se një projekt i vitit 2019 bëri të mundur restaurimin e kishës, që është monument kulture. “Projekti i hartuar nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe financuar nga Bashkia Roskovec, bëri të mundur në vitin 2019, restaurimin e plotë të Kishës, monument kulture i kategorisë së I-rë”, shprehej më herët IKTK.

Kisha e Shën Kollit mbart vlera të rëndësishme të trashëgimisë historiko-kulturore dhe është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1963.Në vitin 1956 një ekspeditë studimore e Universitetit të Tiranës dhe institutit të historisë bëri një nga zbulimet më interesante në brendinë e kësaj kishe, siç ishte fakti se afresket e saj ishin pikturuar në vitin 1578 nga piktori ikonograf Nikolla, biri i Onufrit dhe ndihmësi i tij Joani.

Mbishkrimi që vërtetoi këtë fakt u publikua nga studiuesi ikonografisë bizantine Theofan Popa, në librin e tij “Mbishkrime të kishave të Shqipërisë”. Pas këtij zbulimi afresket e kishës së Kurjanit u bënë objekt studimesh nga ana e Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili e shpalli në vitin 1963 kishën e Shën Kollit monument kulture.

Etiketa: Art dhe KultureKisha e Shen Kollit

Lajme të lidhura

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti
Breaking Views

Horoskopi së enjtes, tri shenja të përgatiten për tradhti

07:35 - 12/03/26
Para
Gjukanoviç ‘i lodhur’: Do të ishte më mirë një kandidat i ri

Gjukanoviç ‘i lodhur’: Do të ishte më mirë një kandidat i ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com