GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekretet hetimore të SPAK-ut/ Skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn

16:59 - 03/04/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Sekretet hetimore të SPAK-ut/ Skenarët dhe lidhjet me Fatmir Xhafajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dokumente të tjera të siguruara nga institucionet, këqyrje telefonash, informacione sekrete, të cilat i kanë rrjedhur SPAK-ut, pra hetime për personazhe të ndryshme apo fraksione dosjesh hetimore, ranë në duart e medias.

SPAK-u ka arrestuar dy persona, Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokajn. Ata u ndaluan disa ditë më parë nga SPAK-u, pasi u konstatua se në telefonat e tyre ata kishin dokumentacione sekrete dhe këto ishin shpërndarë edhe te njerëzit e medias.

SKEMA QË SHKON TEK FATMIR XHAFAJ

Le ta shikojmë skemën më qartë.

Të dy personat ishin punonjës në shtet. Njëri ish-drejtues i burgut të Vlorës dhe tjetri punonjës i IMT-së së Vlorës.

Image
Zambak Gjoni
Image

Zambak Gjoni

Pra, nuk kemi të bëjmë me qytetarë të thjeshtë, por kemi të bëjmë me njerëz, drejtues institucionesh. Pa folur që janë rilindas të thekur, pjesë e administratës së qeverisë Rama. Këta persona kanë mundur të sigurojnë dhe shpërndajnë dokumentet.

AGIM ISMAILI DHE LIDHJA ME FATMIR XHAFAJN

Image
Agim Ismaili, ish drejtor i IMT-sëSPAK-u ka shkuar më tej dhe ka kontrolluar në zyrën, e cila ndodhet në godinën e ETC-së, diku në kat të nëntë, që “rastësisht” në të njëjtin kat ka zyrën edhe Fatmir Xhafaj, deputeti socialist, njeriu që e quajti veten babai i reformës në drejtësi dhe tani po e quan atë të fundit dështim. “Ora News” raportoi disa javë më parë edhe vizitat e Erion Veliajt në katin e 9-të të ETC.

“Harabeli 3”? Kush është shoku në katin e 9-të të ETC-së, që Veliaj e takonte “i maskuar” e nga i cili dilte me çantë shpine?

Në fakt, edhe dy të arrestuarit nga SPAK, Gjoni dhe Rrokaj kanë lidhje direkte dhe indirekte me Fatmir Xhafajn. Personi që i drejton këta njerëz dyshohet se është shtetasi Agim Ismaili, ish-zyrtar i lartë i PS-së, ish-drejtor i Burgjeve, ish-drejtor i AKU-së dhe ish-drejtor i IMT-së.

Të dy personat e arrestuar nga SPAK-u, njëri është te burgjet dhe tjetri tek IMT.

Të dyja institucionet i ka drejtuar Agim Ismaili, bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë i Fatmir Xhafajt, edhe në këtë rast “rastësisht”.

Pra, në zyrë në kat të nëntë te Fatmir Xhafaj është vetë miku i tij, Agim Ismaili, që ka drejtuar edhe Drejtorinë e Burgjeve dhe IMT-në, dhe të arrestuar janë dy persona të punësuar prej tij në këto institucione.

Në fakt, Ismaili dyshohet se ka pasur një zyrë private investigimi, ku mblidhte dokumente, materiale, dosje për biznesmenë, për politikanë dhe jo vetëm hetimet e SPAK-ut.

Dyshohet se ka pasur dhe pajisje përgjimi, mjete të tjera të sofistikuara, pra një grup të strukturuar kriminal, siç e quan SPAK-u.

KUSH ËSHTË DRITAN PALNIKAJ, LIDHJA ME XHAFAJN DHE ISMAILIN

Image
Dritan PalnikajNjë person tjetër që është thirrur më pas nga SPAK-u është shtetasi Dritan Palnikaj. Dritan Palnikaj ishte sekretar i Ministrisë së Brendshme, ku ministër ka qenë Fatmir Xhafaj, për ata që nuk e dinë, dhe është nipi i Agim Ismailit. Dritan Palnikaj është thirrur në SPAK dhe në telefonin e tij janë gjetur materiale të rëndësishme hetimore.

Pra, nuk kemi të bëjmë thjesht me një aludim, se Agim Ismaili është shoku i Fatmir Xhafajt. Jo.

Nipi i Agim Ismailit ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Fatmir Xhafajt, zyra është në krah të zyrës së Fatmir Xhafajt, njerëzit e punësuar janë lidhje të afërta të Fatmir Xhafajt dhe të punësuar nga Agim Ismaili ku ai drejtonte IMT-në dhe Drejtorinë e Burgjeve. Dhe është njeriu i ngushtë i Fatmir Xhafajt.

SKENARËT E NJERËZVE RRETH FATMIR XHAFAJT

Image

Çuditërisht në të gjithë skenarët ka një lidhje me Fatmir Xhafajn. Dyshohet që ky grup të jetë ngritur pikërisht me qëllimin që Xhafaj kishte dhe atë që bëri kryebashkiaku Erion Veliaj nga burgu, sulmin në media ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa paralel mblidhen materiale dhe kjo nuk ka filluar tani, por kohë më parë.

Pikërisht ditën e gjyqit të Erion Veliajt rrodhën materiale për të dalë në media që më pas të ngriheshin akuza të tjera. Skenarë të mirëfilltë individësh që vijnë vërdallë Fatmir Xhafajt apo të tjerë që shkojnë deri tek avokatët e kryebashkiakut Veliaj.

Por në rastin konkret, Agim Ismaili është miku i Fatmir Xhafajt, në rastin konkret zyra e tij dhe e bashkëpunëtorëve të tij është në katin e nëntë të ETC-së afër Fatmir Xhafajt, personat që janë arrestuar janë bashkëpunëtorë të Agim Ismailit, mikut të ngushtë të Xhafajt. Dokumentat sekrete i disponon edhe ish-sekretari i përgjithshëm i Fatmir Xhafajt dhe nipi i Agim Ismailit, Dritan Palnikaj.

Skema duket të jetë më e qartë politikisht. Ndoshta zyrtarët e lartë të PS-së janë në dijeni se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur, pse ka ndodhur, kur ka ndodhur dhe kush është koka e këtij grupi të strukturuar kriminal.

/CNA/

Etiketa: Fatmir XhafajhakerrimKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Një vit më parë i vranë djalin, gjendet e vdekur në banesë nëna e Rigels Kaso

Një vit më parë i vranë djalin, gjendet e vdekur në banesë nëna e Rigels Kaso

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com