GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Mjaftoi një dalje e pakontrolluar, për të parë se si e vërteta mund të bllokojë edhe njeriun që kontrollon gjithçka. Sapo u gjend përballë asaj që ka bërë, Edi Rama e humbi kontrollin vetëm 36 orë përpara zgjedhjeve, në Opinion.

Mjaftuan disa gazetarë të paanshëm politikisht, për ta hedhur poshtë gjithë propagandën elektorale të anëtarësimit në BE, për ta shndërruar pikturën mashtruese me “heroin e Shqipërisë europiane”, në një fotografi realiste me “Kryeministrin përgjegjës për korrupsionin”.

Ndoshta e kapi papritur ky fotografim i ftohtë, pasi kishte organizuar disa spektakle nëpër studiot televizive. Por ai moment tregoi se mund të ndodhë gjithçka. Mund të ndodhë që, pavarësisht pushtetit total dhe kontrollit absolut, një episod më i shkurtër se një orë të përmbysë gjithçka.

Ajo që ndodhi mbrëmë për një orë, mund të ndodhë të dielën përgjithmonë. Nëse shqiptarët do të vendosin më në fund ta shkarkojnë Kryeministrin që e ka personalizuar kaq keq vendin, nëse do të dalin masivisht për të treguar se janë ata zotër të vendit dhe nuk mund të rikthehet askush për t’ua ulur kokën, atëherë mund të ndodhë ajo që duket e pamundur.

Është e vërtetë që ai ka Policinë në shërbim të zgjedhjeve, duke ndarë para, duke u hapur rrugën shkelësve të PS-së, ndërsa përndjek kundërshtarët. Është e vërtetë që ka edhe SPAK-un, që nuk pati turp as kësaj here të shërbente si vegël e Edi Ramës – që doli të hetojë një kontratë lobimi që nuk e kishte parë kurrë, që gjeti blerës votash edhe kësaj here tek opozita dhe sulmoi PSD-në në Shkodër vetëm pasi Edi Rama parashikoi të marrë dy mandate më shumë në atë qark. Është po SPAK-u që gropos dosjet që ulërijnë kundër drejtuesve të Policisë të përfshirë në bixhozin e paligjshëm, por nuk bën asgjë përpara zgjedhjeve.

Ai ka edhe biznesmenët që paguajnë; ka çdo institucion që shkel ligjin hapur, me asfalte elektorale dhe me falje gjobash dy ditë përpara zgjedhjeve. Sigurisht, për t’i pasur këto të sigurta, duhet të ketë edhe Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe KQZ-në, edhe Kolegj Zgjedhor.

Është e vërtetë që i ka të gjitha, por kjo nuk është arsye për dorëzim. Nëse nuk del nga shtëpia me mendimin se rezultati dihet – në një shtet të kapur nga pushteti total i një njeriu – gjithçka do të jetë më e lehtë. Për të.

Ai që po imponohet me dhunë dhe para, do të dalë pas zgjedhjeve të thotë se njerëzit i besuan premtimit për Shqipërinë Europiane. Do të krenohet se si një mashtrim kaq të trashë e shiti për të blerë një mandat katërvjeçar.

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë komunikatë zyrtare nga BE, ku të përmendet integrimi i ndonjë vendi kandidat brenda vitit 2030. Të gjithë e dinë që BE nuk funksionon si qeveria e Edi Ramës – që shndërron në vendim qeverie çdo ëndërr, çdo teke apo çdo pazar të tij, edhe pa u mbledhur fare ministrat. Të gjithë e dinë seriozitetin dhe skrupulozitetin – deri në burokraci të padurueshme – me të cilin Brukseli trajton problemet dhe, veçanërisht, integrimin, për të cilin ka edhe skepticizëm të hapur. Të gjithë e dinë që Shqipëria, në katastrofën mjedisore, nuk i arrin dot në 2 vjet standardet europiane; në katastrofën e sigurisë ushqimore po ashtu; dhe në katastrofën e mungesës së drejtësisë me 150 mijë dosje të pashqyrtuara – gjithashtu.

Të gjithë e dinë që Rama po gënjen. Askush nuk do të votojë për gënjeshtrën e “Shqipërisë Europiane”, që është padyshim fyerja më e madhe e inteligjencës së votuesit, që kur zgjedhjet u bënë pluraliste.

Të gjithë e dinë se si do të mundohet të fitojë Edi Rama. Dhe ndoshta do t’ia arrijë. Por nëse nuk e provojmë të dalim masivisht, nëse nuk e provojmë ta refuzojmë me zemërim, nëse nuk ia bëjmë të vështirë – atëherë nesër ai do të ketë të drejtë kur të flasë për “çyryk” dhe “autikë”, përderisa mashtrimi i “Shqipërisë Europiane” do të shërbejë si arsye për fitoren e 11 majit.

/Dosja.al/

Etiketa: 11 majifushata 2025zgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë

07:48 - 18/09/26
“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?
Breaking Views

“BESA”, “Prania Besnike”, “Pasqyrë Albania”, “Radar”, por kush na i zgjidh hallet?

22:09 - 05/09/26
Para
India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

India dhe Pakistani bien dakord për një armëpushim të menjëhershëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26

Qytetarë nga Kosova pritet të mblidhen sot në Prishtinë, në marshin “Jo në emrin tim”, të organizuar nga platforma qytetare...

Lexo më shumë
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

Skandali i SHISH/ Konferenca e Kryetarëve shqyrton sot kërkesën e PD për mocion me debat

08:41 - 01/10/26
Pa punëtorët e Ballkanit, ndërtimtaria në Gjermani paralizohet

Diploma në Shqipëri nuk “ha bukë”, tregu kërkon më shumë zanatçinj se specialistë

08:34 - 01/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:17 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com