GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Sekreti i rënies nga pesha, ja kur duhet të hani ushqim

09:50 - 31/01/24
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekreti i rënies nga pesha, ja kur duhet të hani ushqim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët. Një studim i publikuar në revistën Nutritional Science, këshillon se ushqyerja në bazë të kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt.

Ushqyerja në bazë të orareve

Kjo metodë ka të bëjë me konsumin e ushqimit në orare të caktuara gjatë ditës. Në studimin e lartpërmendur, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Grupi i parë konsumonte mëngjesin 60-90 minuta më vonë se zakonisht dhe darkën 60-90 minuta më herët.

Grupi i dytë iu përmbajt rutinës së përditshme të ushqyerjes. Në fund të studimit, ekspertët zbuluan se grupi i parë kishte humbur më tepër kilogramë dhe kishte reduktuar sasinë ditore të kalorive.

Për më tepër, ky grup kishte reduktuar edhe faktorët  e rrezikut të shëndetit siç është kolesteroli i lartë. Falë këtyre rezultateve, ekspertët thanë se ushqyerja e kufizuar në bazë të kohës ishte shumë efikase në humbjen e masës dhjamore.

A duhet të jetë fleksibël ushqyerja

Pjesëmarrësit në studim e patën të vështirë t’i përmbaheshin orareve kufizuese të ushqyerjes. Këto orare herë pas here ndërhynin me angazhimet e ndryshme shoqërore dhe familjare. Megjithatë, 43 përqind e tyre thanë se do të vazhdonin me këtë regjim nëse oraret do të ishin më fleksibël.

Gjithsesi këshillohet që nëse do të nisni këtë regjim bëjeni gradualisht. Nisni të largoni pak e nga pak orarin e mëngjesit dhe të afroni nga pak orarin e darkës deri sa të arrini ta afroni me 60-90 minuta.

Një qasje më e lehtë është kombinimi i regjimit me orare të kufizuara me regjimin e kufizimit të ushqimit. Ky i fundit mund të aplikohet në mënyra të ndryshme.

Disa të tjerë thonë se njeriu mund të zgjedhë të kufizojë sasitë e kalorive për 500-600 kalori për dy herë në javë. Një metodë tjetër është mosngrënia për 16 orë në ditë.

Por le të kthehemi tek ushqyerja me orare të kufizuara. Sipas ekspertëve, kjo teknikë mund të reduktojë masën dhjamore, kolesterolin dhe glukozën në gjak

Njerëzit që i përmbahen këtij regjimi ndihen më pak të uritur dhe hanë më pak. Regjime të tilla, luftojnë obezitetin dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës.

 

Etiketa: konsumushqim

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Gjenden 120 kg drogë në kufirin shqiptaro-malazez, ja si u kap

Gjenden 120 kg drogë në kufirin shqiptaro-malazez, ja si u kap

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës
Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Lexo më shumë
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26
Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com