GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Sektori i bujqësisë kthehet 30 vite pas, vaditet 50% më pak tokë se para viteve ’90

10:44 - 29/05/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Sektori i bujqësisë kthehet 30 vite pas, vaditet 50% më pak tokë se para viteve ’90
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me shumë se 30% e shqiptarëve janë të punësuar në sektorin e bujqësisë, duke u kthyer kështu në një nga fushat më numrin më të madh të punonjësve.

Ky sektor jep për ekonominë e vendit 20-21% të GDP-së, por që investimet nga buxheti janë minimaliste. Për këtë vit në buxhetin e shtetit janë përcaktuar 10.3 miliardë lekë për mbështetjen e zhvillimit rural, prodhimit bujqësor e blegtoral si dhe për sistemin e vaditjes.

Mungesa e financimit është problematikë serioze për sektorin e bujqësisë i cili nuk gjen shumë hapësirë për financim as në sektorin bankar.

“Ekonomia e ushqimit jep në Shqipëri më shumë se 20% të PBB-së së vendit dhe merr nga buxheti për shpenzime deri në 2.5% të shpenzimeve që buxheti alokon për veprimtarinë e aktiviteve të ndryshme. Ky është një raport i zhdrejtë. Vendet ku bujqësia nuk ka këtë peshë alokojë një buxhet më shumë se 5% të totalit”, shprehet në një prenoncim për Gijotina, Agim Rrapaj kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.

Këto fonde të pamjaftueshme e kanë përkeqësuar gjenden e këtij sektori. Ujitja mbetet një problem serioz pavarësisht se vendi është i pasur me burime ujore, por që mungesa e investimeve ka bërë që me mijëra hektar tokë të mbeten pa përdorur për shkak të problemeve me ujitjen, me gjetjen e tregut dhe me financimin.

Bujqësia kthehet 30 vite pas!

Në një raport mbi veprimtarinë e bashkive për vitin e kaluar është konstatuar se rezervuarët që ka vendi nuk mjafojnë për të vaditur tokat buqësore.

“Përsa i përket vaditjes në rang vendi Shqipëria ka 620 rezervuarë por vaditet 50% e sipërfaqes që vaditej para viteve ’90”, thuhet në raport.

Ky fakt i hidhur u vërenjt edhe në vitin e kaluar, ku vendi rrezikonte të mbeste pa grurë për shkak të luftës në Ukrainë, që solli edhe bllokim të anijeve të importit. Vjet vetëm për të nxitur mbjelljen e grurit qeveria doli me një masë subvencioni duke dhë 100 mijë lekë për ccdo hektar grurë që do të mbillet, por edhe nga kjo masë nuk përfituan të gjithë.

Mungesa e ujitjes u ngrit si shqetësim edhe në Kuvend nga deputeti socialist Erion Braçe, gjatë një interpelance me ministren e bujqësisë Frida Krifca, por që kjo e fundit e mohoi një problem të tillë.

“Uji i munguar për vaditje than gjithçka. Ka problem për të sigurua ujin e ëmbël për vaditje. Një pjesë e skemave ujitëse nuk janë plotësisht të rehabilituara, mbeten qindra hektarë tokë pa vaditur e pa kulluar. Përdoren pompa, kostoja shkon shumë që nuk përballohen dot tani. Problemi më i madh që kemi do të jenë burimet ujore dhe dua të dëgjoj shumë për atë që do të jetë problemi më i madh, uji”, daklaronte Braçe në mars të 2022 nga foltorja e Kuvendit.

Nga të dhënat e vëna në dispozicioni nga Këshilli i Agrobiznesit, tregohet se nga infrastruktura aktuale ujitëse bëhet i mundur mbulimi i 400 mijë hektar tokë me uji.

“Potencialin dhe rezeravat ujore qe kemi nuk po i perdorim sa dhe si duhet. Rezervë kemi akoma edhe per rreth 110 mije ha toke bujqesore qe nuk ujitet por mund te ujitet”, thotë KASH.

Ndërkohë në strategjinë Kombëtare të Ujitjes dhe Kullimit 2019-2031 është planifikuar që të rritet sipërfaqja e tokës bujqësore që ende nuk vaditet.

Por që deri më tani duket se gjithccka ka mbetur në vend pasi vit pas viti fermerët e ngrenë si shqetësim mungesën e ujit, që ju shkatërron të mbjellat.

Këshilli i Agrobiznesit evidenton disa nga infrastrukturat ujitëse që duhet të kenë prioritet dhe që të investohet sa më parë.

Rehabilitimi i lugjeve ekzistues përgjatë Kanalit kryesor Ujitës Peqin-Kavajë dhe ndërtimi i shkarkuesve të rinj, duke siguruar vaditje për 8 mijë hektar tokë.

“Ky kanal ka nje amortizim të lartë dhe është në pamundësi të furnizojë me ujë për ujitje në mënyrë të qëndrueshme 3 bashkitë: Peqin, Rrogozhinë dhe Kavajë, që mbulojnë me ujitje nëpërmjet tij rreth 8000 ha tokë bujqësore”, konstaton KASH.

Po ashtu duhet të ndrëryhet për riparimin e digës së Vlashukut nëpërmjet së cilës mundësohet mbushja me uje e rezervuarit të Thanës në Lushnje. Gjithashtu, duhen rehabilituar kanalet kryesore të vaditjes si Mat-Lezhë, Bërdicë dhe Shkodër.

Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve emergjente fondet e parashikuara për këtë vit vetëm për ujitjen e kullimin janë të ulta në raport me nevojat.

MBZHR Buxheti 2023 krahasuar me 2022     ne 000/leke  
E M Ë R T I M I I PROGRAMIT Krahasim  2023/2022   Ndryshimi ne vlerë Ndryshimi ne %
  2022 2023    
Infrastruktura e ujitjes kullimit 1,614,581 2,069,600 455,019 28.2
SHPENZIME per Fond Pagash 253,500 274,600 21,100 8.3
SHPENZIME Operative 368,240 630,000 261,760 71.1
Burimi : Këshilli i Agrobiznesit

 

Nëse në këtë drejtim nuk ndërhyhet me financim situata do të jetë edhe më e vësjtirë në kushtet e thatësirës që tashmë ka nisur prej disa vitesh. Ndryshimet klimatike janë sfida e radhës thotë edhe banka botërore.

Jo vetëm mungesa e financimit por edhe pakësimi i burimeve ujore si pasojë e shtimit te hidrocentraleve në vend ka ndikuar në sistemin e vaditjes. Me pak ujë ka qenë në dispozicion të fermerëve për shkak se nëpër rrjedha lumeshj në Shqipëri kanë ngritur kryet qindra hidrocentrale, që kanë pakesuar ujin për bujqësinë pasi e kanë përdorur për energji.

 

 

Etiketa: abuzimbujqesifondemungese infestimeshvaditje

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Merrnin para për të mos i arrestuar, dy policë ‘Shqiponja’ nën hetim

Merrnin para për të mos i arrestuar, dy policë 'Shqiponja' nën hetim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com