Prej vitesh Shqipëria po përballet me tendencën negative të uljes së numrit të popullsisë si nga rënia e lindshmërisë por më shumë nga emigrimi masiv që mesa duket nuk ka të ndalur.
Largimi nga vendi për një jetë më të mirë në një shtet të huaj, tanimë e ka futur vendin në një spirale të frikshme mungese punonjësish për të gjitha fushat dhe profesionet.
Kjo ikje masive për qeverinëështë normale pasi ka të bëjë me lirinë e qytetarëve për të punuar e jetuar ku të duan. Qeveria në dukje pa u shqetësuar pranon se janë rreth 360 mijë të larguar nga vendi. Edhe pse publikisht qeveritarët thonë se kjo është liri, vitet e fundit thirrjet kanë qenë të vazhdueshme për bizneset që të rrisin standardin e pagave për punojësit, dhe nga ana tjetër një sërë nismash po merren për të mbajtur studentët në vend, në mënyrë që të ndalojnë largimin masiv të profesionistëve.
Sektori i turizmit, pa staf!
Pak javë më parë ‘Gijotina’ publikoj një artikull mbi largimet e padrejta nga puna, ku eksperti Erion Muça ngriti shqetësimin që në shumë sektor një punonjës po mbulon disa fusha për shkak të mungesës së madhe për punonjës.
“Ekonomia po vuan pasoja reale të cilat janë prag kolapsi nëse nuk do përdoreshin apo shfrytëzojeshin punonjësit aktuale të cilët janë multifunksionalë duke realizuar procese pune qe i takojnë shumë pozicioneve”, pohonte eksperti.
Në fakt kjo është mëse e vërtet. Një nga sektoriët që po e ndjen më së shumti këtë problematikëështë ai i shërbimeve, të cilin kulmi i sezonit turistik e gjen me mungesë stafi. Nëse më parë hotelet dhe jo vetëm merrnin punonjës nga të gjitha qytetet e vendit në prag të sezonit veror, tanimë nuk ka punëtor, dhe për pasojë janë të detyruar që të shfrytëzojnë punëtorët që kanë për të mbuluar nevojat e tyre, ose të punësojnë të mitur.
Punonjësit të mbingarkuar prej mungesave
Turizmi po arrin kulmin me numrin e vizitorëve që sa vjen dhe rritet për shkak dhe të reklamës që i bëhet bregdetit shqiptar jashtë vendit, por fatkeqësisht ende nuk kemi turizëm elitar, pra turistë që shpenzojnë shumë në vend. Kjo padyshim lidhet me cilësinë e shërbimit, që këtë vit do jetë edhe më problematike për shkak të mungesës së punonjësve dhe mbingarkesës se atyre që kanë.
Ergi Bora, prej disa vitesh punon në Golem,në një hotel si kamarier, por situata sipas tij nuk ka qenë më problematike se këtë vit.
“Problemi më i madh dhe kryesorë i këtij viti është mungesa e stafit, sepse të rinjtë po largohen dhe shumë të tjerë nuk pëlqejnë pagën dhe kushtet që të ofrohen”,thotë ai.
Sipas tij bizneset tashmë kanë nisur t’i vlerësojnë kamarierët dhe jo vetëm për shkak të frikës së mos mbesin pa punonjës, por shton se ngarkesa me punë është e madhe.
“Ka mungesë punonjësish, kjo nuk është vetëm në sektorin e turizmit por edhe në fusha të tjera. Këto vitet e fundit kamarierët po vlerësohen më shumë, për shkak të mungesës së madhe që kanë bizneset. Kamarierët kanë marrë jo vetëm rolin si kamarier por edhe rolin e drejtuesit të vetes së tyre që mos të kenë frikë se mos e pushojnë nga puna ose ti shfrytëzojnë por edhe t’ju paguhen orët shtesë. Në sektorin e turizmit është rritur standarti i pagave minimumi 40000 maksimumi:120000. Sepse për shkak të mungesës dhe largimit të ka ndodhur është frika se mos një ditë do të ngelen pa punëtor”,shton Ergi.
Teksa e pyet se përse po ikin vazhdimisht tërinjtë, përgjigja e Ergit është një shuplakë e fortë për mentalitetin shqiptar, ku mungon merita dhe favorizohet paaftësia.
“Një pjesë e madhe e të rinjve largohen sepse këtu në Shqipëri nuk ka meritokraci dhe nuk sigurohen kushtet dhe pagesa që i nevojitet. Ndërsa një pjesë tjetër largohet dhe për shkak të paragjykimit sepse kanë frikë se mos e ‘tallin’ të njohurit nëqoftëse punon kamarier.Në qoftëse do të më ofronin kushtet që më nevojiten po. Këtu me të vërtet po fillojnë rritjet e pagave por nuk të japin vlerësimin që duhet dhe është akoma në fuqi ai miku, që i pret shpresat shumë të rinjve”, thotë studenti Ergi Bora.
Shkëlqimi i turizmi dhe rënia e cilësisë!
Sektori i turizmit ka arritur kulmin e zhvillimit të tij por, nga ana tjetër po përballet me rënie të cilësisë për shkak të mbingarkesës së stafit.
Të ardhuat nga turizmi në vitin e kaluar arritën rekordin prej 2.840 mld euro. Nga 1.912 mld euro që ishte në vitin 2021. Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat nga turizmi janë 624 mln euro nga 409 mln euro që ishte vjet duke pësuar një rritje prej 215 milionë euro.
Paradoksi me papunësinë
Papunësia e regjistruar nga moshat e reja ka arritur nivelin më të lartë që prej vitit 2019 gjatë këtij viti. Bazuar në të dhënat e INSTAT papunësia në grup-moshën 15-29 vjeç u shtua me mbi 79 mijë persona të papunë. Siaps raportit papunësia tek kjo kategori ishte 22.5% duke u rritur me 1.8% në raport me tremujorin e parë të vitit 2022.
Pikërisht këtu del në pah edhe paradoksi shqiptar, ku biznesi vuan ër punonjës dhe nga ana tjetër të rinjtë regjistrohen si të papunë. Duke qenë se jemi në sezon turistik edhe kërkesat për punonjës nga ky sektor janë të shumta, dhe që i përshtaten kësaj kategorie. Pra grupmosha 15-29 vjecc mund të punësohet në këtë sektor si kamarier apo banakier por përsëri ata hezitojnë ose largohen nga vend për shkak se në Shqipëri, siç edhe Ergi e shpjegon në intervistë, nuk vlerësohen sa duhen.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post