GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hekurudha prej vitesh në krizë/ Shkarkohen nga puna 220 punonjës, ngrihen në protestë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Hekurudha prej vitesh në krizë/ Shkarkohen nga puna 220 punonjës, ngrihen në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Hekurudhës ka ndërmarrë një vendim drastik për të shkurtuar nga puna 220 punonjës të këtij institucioni në të gjithë vendin. Vendimi është marrë më datë 1 korrik, por u është komunikuar punonjësve 12 ditë më vonë, më datë 13.

Pavarësisht vendimit, punonjësit nuk janë njohur me motivacionin e largimit nga puna dhe për këtë arsye kanë zhvilluar një protestë pranë drejtorisë së Hekurudhës Shqiptare. Teksa i druheshin ndonjë mase ndëshkuese nga drejtuesit e institucionit, punonjësit e hekurudhës refuzuan të prononcoheshin për mediat.

Ankesa e tyre tashmë është depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhës, por përgjigje nga institucioni nuk kanë marrë. Ndërkohë, në muajin shtator pritet të ndërpriten marrëdhëniet financiare të punonjësve me institucionin.

Prej vitesh, sektori i hekurudhës është në krizë të thellë dhe e vetmja linjë funksionale është ajo e Shkodër-Lezhë-Milot-Gjormë. Një ditë më parë, u bë publik lajmi se Kuvendi i Kosovës miratoi projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit për studimin e fizibilitetit dhe projekt-idesë për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Kostoja totale për realizimin e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore parashikohet të jetë mbi 1.9 milion euro.

Për këtë projekt, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se nga buxheti i Kosovës do të ndahen 980 mijë euro, ndërkaq nga buxheti i Shqipërisë do të ndahen 1 milion euro.

Etiketa: Drejtoria e Hekurudhësproteste

Lajme të lidhura

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Aktualitet

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën

21:41 - 15/11/26
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara
Aktualitet

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Para
“Nuk je oligark, ja sa mln lekë ke hedhur”, prokurori Garunja përplaset me Jacobs në KPK

“Nuk je oligark, ja sa mln lekë ke hedhur”, prokurori Garunja përplaset me Jacobs në KPK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:47 - 16/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Nëntor 2026

07:40 - 16/11/26
Mot i vranët dhe me reshje shiu, parashikimi për ditën e diel

Parashikimi i motit për sot, 16 Nëntor 2026

07:37 - 16/11/26
Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë

Duka shpërthen në festë pas suksesit të Shqipërisë: Tani duhet vetëm të festojmë

07:33 - 16/11/26
Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

Gjimshiti: Vendi i parë është i merituar, me Maran kemi gjetur rrugën e duhur

22:44 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com