GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrimi i inceneratorit/ A do përmbytet Tirana nga plehrat, siç paralajmëronte Rama

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrimi i inceneratorit/ A do përmbytet Tirana nga plehrat, siç paralajmëronte Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO vendosi sot me kërkesë të SPAK të sekuestronte inceneratorin e Tiranës. Madje në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet se pronarë të inceneratorit janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ndonëse pak muaj më parë Prokuroria Speciale deklaronte se e kishte të pamundur të sekuestronte inceneratorin, pa u zbuluar pronarët e vërtetë.

Tashmë sekuestrimi i inceneratorit është vendosur, madje pak ditë pasi në SPAK ka dhënë dëshminë e tij edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, që sipas raportimeve është pyetur për plot 4 orë nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes.

Në kulmin e aferës së inceneratorëve, kur SPAK-ut i kërkohej me ngulm që të vepronte, gjatë një debati në Kuvend të datës 21 dhjetor 2022, Kryeministri Edi Rama, deklaronte se Tirana do të përmbytej nga plehrat nëse do të ndaleshin pagesat.

“Doni të ndalojmë pagesat për tre ditë e të shohim çfarë ndodh me Tiranën? Nëse operacionin ndalon do të vijmë në situatën me të cilën ishim në Durrës. Nuk besoj që ka ndonjë, qoftë edhe ballist, që do ta bëjë këtë gjë. Nuk paguhet ai në kërkim por shërbimi”, u shpreh kryeministri.

Në replikë me Edi Ramën reagoi deputeti Oerd Bylykbashi, i cili tha se opozita i ka kërkuar SPAK-ut që të ndjekë paratë në këtë aferë, por drejtësia s’ka këllqe të veprojë kundrejt Kryeministrit.

“Eshtë e vështirë për çdo shqiptar që të mos e kuptoj se çfarë po ndodh me inceneratorët. Këtu nuk ka nevojë se është shumë e trashë. Që në na duhet që të provojmë kryeministrit prova. SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi ndiq paranë. Borselino dhe Falconi e shpikën për mafian, por ne mafian ekemi në qeveri”, tha Bylykbashi.

Por në përgjigje të deputetit të PD-së, Rama iu përgjigj: “kërkim pa kërkim nuk është puna jonë, por e drejtësisë, se nesër me letra ata që t’i thua të çojnë në arbitrazh dhe të marrin qimet e kokës. Është shërbim për këtë qytet që është i pastër. Nuk është fjalë e ulët të ngresh dilemën për idiotin, por fjalë më të ulët se t’i thuash tjetrit ti je hajdut nuk ka”.

Tani duhet të presim dhe të shohim nëse paralajmërimi i Kryeministrit do të bëhet realitet apo jo. Ndoshta do të jetë ndër rastet e rralla në Botë kur një Kryeministër bënte deklarime të tilla, në një kohë që denoncohej një nga ato që konsiderohen si aferat më të mëdha, dhe me nnjë gjuhë kërcënuese, paralajmëronte atë se çfarë e priste qytetin dhe qytetarët po të veprohej nga drejtësia kundër zbardhjes së aferës.

 

 

Etiketa: Kryesore1paralajmerimiplehraRamaTirana

Lajme të lidhura

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën
Aktualitet

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Para
Vapa ekstreme/ Irani merr masën drastike për administratën e saj

Vapa ekstreme/ Irani merr masën drastike për administratën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë
Aktualitet

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, katër ditë para verdiktit në Hagë

15:27 - 12/09/26

Në Prishtinë zhvillohet sot “Marshi për Liri”, një tubim në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po...

Lexo më shumë
Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

Me flamuj dhe simbole kombëtare/ Diaspora shqiptare udhëton prej tre ditësh nga Anglia dhe Europa drejt Tiranës për protestën

15:13 - 12/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

Prej 105 ditësh protestohet për largimin e kryeministrit, gazeta britanike: Shqipëria “noton” në para droge! Rama është…

14:20 - 12/09/26
Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

Protestë kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik në Vlorë, përplasje me policinë

14:07 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com