GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 30 mijë euro në kufi, në pranga 2 shtetas

në Aktualitet, Lajme, Shqiperi
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 30 mijë euro në kufi, në pranga 2 shtetas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Departamenti i Policisë Kufitare/ Intensifikohen kontrollet në hyrje-dalje, me shërbime të shtuara dhe pajisje bashkëkohore, për të garantuar qarkullimin e ligjshëm dhe të sigurtë të shtetasve dhe mallrave.

Në pranga kanë rënë 2 shtetas, ndërsa në hetim janë 3 të tjerë, për paligjshmëri të ndryshme në kufi.

Në PKK Morinë dhe në Rinas u sekuestruan mbi 30 000 euro dhe u iniciuan hetimet për 2 shtetas që i fshehën paratë në çantat e tyre, me qëllim mosdeklarimin.

Në portin e Durrësit, u godit një rast i pajisjes së një shtetasi me pasaportë false, për të kaluar kufirin, në mënyrë të kundërligjshme. Të dy shtetasit kosovarë të përfshirë në këtë rast, u vunë në pranga.

Në PKK Kakavije u godit një rast i tentativës për të dalë nga vendi ynë, me një sasi lënde narkotike kanabis, në automjet. Drejtuesi i këtij automjeti, u procedua penalisht.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit, bazuar në analizat e riskut, kanë intensifikuar kontrollet me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Si rezultat, u goditën 5 raste të këtyre paligjshmërive në fusha të ndryshme.

-Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V. Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në Port Durrës, u vunë në pranga shtetasit N. H., 54 vjeç dhe G. Q., 30 vjeç, të dy banues në Kosovë, pasi shtetasi G. Q. tentoi të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin, duke përdorur pasaportën false me të cilën e kishte pajisur 54-vjeçari.

Në PKK Kakavije, në dalje të RSh-së, u kalua për kontroll të imtësishëm, në vijën e dytë, automjeti me drejtues shtetasin G. L., në të cilin, si rezultat i kontrollit, u gjet dhe u sekuekstrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 28 vjeç, rezident në Greqi.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: dpkPOlicia kufitare

Lajme të lidhura

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO
Aktualitet

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26
Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste
Aktualitet

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Para
Rusia dëbon katër diplomatë austriakë

Rusia dëbon katër diplomatë austriakë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO
Aktualitet

Ngërçi me pagat, Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave dhe Thesarin të kalojë pagat për GJKKO

12:52 - 11/09/26

Gjykata Administrative ka lëshuar urdhër për Ministrinë e Financave dhe Degën e Thesarit, duke i detyruar të procedojnë me kalimin...

Lexo më shumë
Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

Ministri Nufi thotë se po prodhon armë, kompania AAT ka vetëm një magazinier të punësuar!

12:30 - 11/09/26
Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

12:21 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com