GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 12 personat e ASHK-së

në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Sekuestrohen 53 mijë m2 tokë, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 12 personat e ASHK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më kërkesë të prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka caktuar masat  ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrim paraqitje’ për 12 persona që akuzohen për tjetërsim pronash përmes falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, personat nën hetim akuzohen për veprat penale “Mashtrim”, “Falsifikim dokumentesh”, “Shpërdorim detyre” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet nisën pas konstatimit të problematikave në regjistrat hipotekorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, ku u ngritën dyshime për falsifikim dokumentesh dhe regjistrim të paligjshëm pasurish. Sipas hetimeve, dyshohet se disa persona në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së Durrës, kanë falsifikuar dokumentacionin për kalimin e pronave në emër të personave të tjerë, duke regjistruar më pas pasuritë në regjistrat e pronësisë.

Në disa raste, këto prona dyshohet se janë shitur te persona të tretë për të humbur gjurmët e përfitimit. Prokuroria thekson gjithashtu se jane hequr edhe fletët origjinale të regjistrit nga ku pasuria me zë kadastral “shtet” u zëvëndësua me fletë të fallsifikuara në emër të personave në hetim, të cilët më pas në disa raste për të humbur gjurmët i kanë shitur këto pasuri te persona të tretë. Në kuadër të hetimit është vendosur edhe sekuestro preventive mbi disa pasuri të paluajtshme në Durrës, me sipërfaqe totale mbi 53 mijë metra katrorë.

Njoftimi i Plotë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u caktuan masa sigurimi ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ për 12 shtetas nën hetim për veprën penale të ‘Mashtrimit’, ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga nenet 143, 186, 248 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetmet mbi procedimin penal nr.582 të vitit 2022, nisën kryesisht, pasi në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës, janë konstatuar problematika nga inventarizimi i regjistrave hipotekore duke krijuar dyshime për falsifikimin e tyre.

Nga ana e organit procedues u arrit të provohet mekanizmi i falsifikimit dhe përvetësimit të pasurive me qëllim përfitimin material në 6 raste në zonën kadastrale 1574, ndodhur në Kallm dhe NB Frutore Durrës (zona bregdetare).

Personat nën hetim, shtetasit R.Sh, Sh..Sh, A.M, V.M, B.XH dhe F.Xh nëpërmjet bashkëpunimit me punonjës të ASHK-së Durrës, falsifikuan dokumentacionin për regjistrimin e pasurive në kundërshtim me dispozitat ligjore me qëllim përfitimi material. Dokumentat e falsifikuara futeshin në arkiven e ish-ASHK-së Durrës duke marrë numra reference në disa raste të dubluara, dhe më pas janë hedhur në regjistrin e pasurive të paluajtshme, duke i vendosur data fiktive regjistrimi.

Gjithashtu, rezulton se jane hequr fletët origjinale të regjistrit nga ku pasuria me zë kadastral “shtet” u zëvëndësua me fletë të fallsifikuara në emër të personave në hetim, të cilët më pas në disa raste për të humbur gjurmët i kanë shitur këto pasuri te persona të tretë.

Po ashtu rezulton se nga ana e punonjësve të ASHK-së Durrës, shtetasve A.K, B.Z, R.Z, J.G,L.D dhe A.C u janë regjistruar pasuritë me dokumentacionin e falsifikuar, në kundërshtim me dispozitat ligjore si dhe duke mos kryer verifikimet përkatëse të përcaktuara në këto dispozita.

Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:

Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin R.SH, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin A.K, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin B.Z., i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin R.Z, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Sh.Sh. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin V.M. i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin A.M. i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin B.XH i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin F.XH., i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin J.M, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin L.D, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe
Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin A.C, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:

Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.

Në lidhje me këtë procedim penal hetimet janë në vijim për zbulimin bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe te rasteve të tjera objekt hetimi.

 

Etiketa: DurrësGjykateProna

Lajme të lidhura

40 ditë protesta, PS bllokon nismat e opozitës për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike
Aktualitet

40 ditë protesta, PS bllokon nismat e opozitës për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike

13:21 - 10/07/26
‘Revanshi’/ GJKKO dënon me burg 5 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist
Aktualitet

‘Revanshi’/ GJKKO dënon me burg 5 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist

13:14 - 10/07/26
De Volkskrant: “Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit, Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit
Aktualitet

De Volkskrant: “Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit, Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit

12:57 - 10/07/26
Para
Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hitën: Po përndjek qytetarët për bindjet e tyre

Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hitën: Po përndjek qytetarët për bindjet e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

40 ditë protesta, PS bllokon nismat e opozitës për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike
Aktualitet

40 ditë protesta, PS bllokon nismat e opozitës për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike

13:21 - 10/07/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas zhvillimeve në Komisionin për Çështjet e Integrimit, ku sipas saj mazhoranca...

Lexo më shumë
‘Revanshi’/ GJKKO dënon me burg 5 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist

‘Revanshi’/ GJKKO dënon me burg 5 anëtarët e grupit kriminal! Mes tyre edhe vëllai i ish-deputetit socialist

13:14 - 10/07/26
500 milionë sulme kibernetike në ditë! FIFA në alarm për sigurinë e Botërorit 2026

500 milionë sulme kibernetike në ditë! FIFA në alarm për sigurinë e Botërorit 2026

13:10 - 10/07/26
De Volkskrant: “Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit, Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit

De Volkskrant: “Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit, Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit

12:57 - 10/07/26
Arrestohen në Durrës dy persona me rrezikshmëri të lartë, ishin në kërkim nga autoritetet maqedonase

Arrestohen në Durrës dy persona me rrezikshmëri të lartë, ishin në kërkim nga autoritetet maqedonase

12:48 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com