GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen 763 celularë në Tiranë, katër të arrestuar

10:14 - 31/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen 763 celularë në Tiranë, katër të arrestuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për kontrabandë celularësh. Në pranga janë vënë 2 vëllezër, të cilët kontrabandonin celularët si dhe dy administratorë që dyqaneve që shisnin celularët e kontrabanduara.

Po ashtu këta dy vëllezër ishin dhe pronarë të 5 dyqaneve, por që i kishin në emrat e familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.

Njoftimi

“Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Avoid”. Sekuestrohen 763 aparate celulare të kontrabanduara. Vihen në pranga 4 shtetas. -Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që tregtonin aparate celulare të kontrabanduara, në 5 subjekte (dyqane), të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre, për të shmangur detyrimet tatimore. -Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që administronin 2 prej dyqaneve. Shpallen në kërkim 2 shtetas që administronin 2 dyqane të tjera. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, pas informacioneve të siguruara përmes iteligjencës informative, se dy shtetas tregtonin në dyqanet e tyre, aparate celulare të kontrabanduara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Avoid”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: F. K., 38 vjeç dhe E. K., 33 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë, pronarë të 5 dyqaneve për tregtimin e celularëve; D. M., 38 vjeç dhe I. B., 25 vjeçe, administratorë të 2 prej këtyre dyqaneve, banues në Tiranë. Gjithashtu, u shpallën në kërkim administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se vëllezërit F. K. dhe E. K., për të shmangur detyrimet tatimore, i kishin regjistruar dyqanet për tregtimin e celularëve, në emër të të afërmve të tyre. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Etiketa: celularekontrabandeTirane

Lajme të lidhura

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre
Aktualitet

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga
Aktualitet

Korçë, shkëputet rimorkio nga kamioni dhe godet një automjet, bllokohet rruga

19:50 - 11/02/26
Para
FOTO/ I vdiq gruaja shtatzënë në aksident, si e mësoi bashkëshorti

FOTO/ I vdiq gruaja shtatzënë në aksident, si e mësoi bashkëshorti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim
Aktualitet

Lista, 40 bashki me dosje në SPAK, tenderat çështja kryesore nën hetim

22:19 - 11/02/26

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra...

Lexo më shumë
“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

“Revolta nuk duhet të zbehet nga lidershipi politik”, Salianji: T’u jepej fjala qytetarëve

21:53 - 11/02/26
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia

21:12 - 11/02/26
“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre

20:57 - 11/02/26
Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

Albin Kurti mandatohet nga presidentja Osmani për formimin e qeverisë

20:47 - 11/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com