GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen mbi 86 mijë paund në Portin e Durrësit, detaje mbi arrestimin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen mbi 86 mijë paund në Portin e Durrësit,  detaje mbi arrestimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sasi paundësh u sekuestruar mbrëmjen e së shtunës gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.

Policia e Durrës sqaron se në këtë operacion të realizuar në bashkëpunim me strukturat e drejtorisë vendore të Policisë dhe autoriteteve doganore kanë sekuestruar 86, 740 paund.

Gjithashtu bën me dije se u arrestua edhe drejtuesi i fugonit E.H., 21-vjeç banues në Kamëz, ku edhe ishte fshehur sasia e vlerës monetare.

Sakaq autoritetet njoftojnë se puna vijon deri në identifikimin dhe kapje e persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Informacion-Policia Kufitare në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoriteteve doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në paund.

Sekuestrohen 86.740 paund.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjet e fshehur sasia e vlerës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë, në hyrje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një furgon mallrash që vinte nga Italia, me drejtues shtetasin E. H.

Gjatë kontrollit të kryer në furgon, në një televizor, u konstatuan 16 pako me para, paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, rezultoi se në pakot e sekuestruara në cilësinë e provës materiale kishte 86.740 paund.

Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ndërkohë nga strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë implikuar në këtë vepër penale.

Etiketa: arrestDurrespaund

Lajme të lidhura

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi
Aktualitet

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s
Aktualitet

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Para
Fier/ Tentuan të kultivonin kanabis, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër

Arrestohen 3 persona në Fier, drejtonin mjetin në gjendje të dehur

TË FUNDIT

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë
Sport

E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

19:53 - 24/08/26

Pasditja e kësaj të hëne ishte e mundjes shqiptare që fitoi dy medalje të tjera në Lojërat Mesdhetare të Tarantos...

Lexo më shumë
Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

Rama ‘reflekton’ ndaj protestave: Na sfiduan realisht, por edhe ne do ndryshojmë dhe përmirësohemi

19:27 - 24/08/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Revolta qytetare na tregoi se qeverisemi nga “Padrino” i krimit. Nëse humb pushtetin, Rama humb gjithçka

19:05 - 24/08/26
Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

Kryeministri “që ha vetëm një vakt” ndërron makinën, Rama shfaqet me Mercedesi Benz të ri të 2026-s

18:58 - 24/08/26
Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

Infantinos i dalin të gjithë kundër, legjendat e futbollit bëhen bashkë për largimin e tij si president i FIFA-s:

18:40 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com