GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sekuestrohen në Itali pronat e Gëzim Sallakut me vlerë 5.8 mln euro

11:00 - 21/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen në Itali pronat e Gëzim Sallakut me vlerë 5.8 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipërmarrësit me origjinë shqiptare, Gëzim Sallaku iu janë sekuestruar 5.8 milionë euro nga Guardia Di Finanza. Biznesmenit, me precedentë penalë, iu është sekuestruar vila në Sale Marasino si edhe hoteli Vila Kinzica. Ish-presidenti i klubit italian të futbollit konsiderohet një person me rrezikshmëri dhe precedentë të ndryshëm penalë.

Vendimi u mor pas disa hetimeve ndaj biznesmenit shqiptar, të të ardhurave të tij dhe pronave. Sipas hetuesve janë në disproporcion të konsiderueshëm mes standardit të jetesës së tij dhe të ardhurave të deklaruara nga i njëjti në organet tatimore.

Kujtojmë se Autoritetet italiane kanë dëbuar nga vendi sipërmarrësin Gëzim Sallaku, pas një dekreti dëbimi të lëshuar nga Selia e Policisë në Brescia. Sipërmarrësi me origjinë shqiptare Gëzim Sallaku, ish-pronar i Darfo Calcio me banim në një vilë në Sale Marasino, pronar i restoranteve dhe hoteleve në Valcamonica dhe në Liqenin Iseo, u dëbua kohë më parë nga Italia.

Policia e Brescia, në dekretin e saj e konsideronte Sallakun “person të padëshiruar dhe të i rrezikshëm”.  Ai ka qenë disa herë në qendër të vëmendjes së lajmeve dhe hetimeve, pasi Sallaku në Brescia është arrestuar dhe gjykuar për vepra të llojeve të ndryshme.

Nga viti 2002, ai ka qenë i përfshirë në mashtrime në lidhje me shitjen e makinave të vjedhura dhe marrjen e makinerive të vjedhura në përdorim, por jo vetëm.

Ka gjithashtu hetime për mashtrim dhe evazion fiskal, falimentim të rremë dhe posedim të armëve të zjarrit. Gëzim Sallaku së bashku me 3 vëllezërit është arrestuar në 2018 për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata u arrestuan pas një operacioni anti-drogë që u finalizua me arrestimin e 22 personave. Biznesmeni Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, u liruan më pas nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet i burgosur nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Etiketa: Kryesore1PronaSallaku

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Pas daljes nga burgu Elsa Lila i thotë të gjitha, ja lajmi tjetër i rëndësishëm (FOTO)

Pas daljes nga burgu Elsa Lila i thotë të gjitha, ja lajmi tjetër i rëndësishëm (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com