Një restorant dhe hotel në zonën e Vainit në Lezhë është vënë në sekuetro preventive.Vendimi është marrë nga gjykata e Lezhës me kërkese të prokurorisë, e cila ka dalë në konkluzionin se objekti 2 kate shërbimi është ndërtuar në zonë të mbrojtur dhe regjistruar me dokomenta të falsifikuara.
Sipas prokurorisë, hetimet për tjetersimin e pronave në zonen e mbrojtur të Vainit kanë nisur në muajin shtator të vitit 2017, mbi bazen e referimit nga policia gjyqësore, si dhe kallëzimit të bërë nga shtetasi Ardian Mlika. Organi i akuzës u vu menjëherë në lëvizje, duke regjistruar procedimin penal për veprat penale “Falsifikim të dokumentave” dhe “Shpërdorim të detyrës”.
Nga hetime e kryera në lidhje me këtë çështje ka rezultuar e provuar se punonjës të administratës shtetërore kanë favorizuar regjistrimin e pasurive të paluajtshme te disa shtetas, të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore në zonën bregdetit nëpërmjet përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara.
Këto prona shtetërore janë regjistruar në ZVRPP më qëllim tjetërsimin e tyre nëpërmjet shitjeve të njëpasnjëshme, disa prej të cilave fiktive, me qëllim humbjen e vëmendjes nga përfituesi fillestar i pronës.
Sasia e pronave që dyshohet së janë përfituar në mënyre të paligjshme është rreth 200 dynym, prona këto të gjitha në bregun e detit, me vlera të larta për turizmin, bregdeti Kune-Vain.
Sipas dosjes hetimore të hetuar nga drejtuesi i Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, për sqarimin e rrethanave te dobishme për hetimin është pyetur shtetasi Ardian Mlika, i cili sqaron se ka lindur në Lezhë por stërgjyshërit e tij kanë pasur prona bashkë me gjyshërit dhe baballarët.
Këto ndodhen në fshatin Ishull-Lezhë, në vendin e qujtur Vain. Familja Mlika ka gjithësej 2500 dynym.
Kjo pasuri është e vërtetuar me të gjithe dokumentat ligjore që disponon arkiva e shtetit deri më sot, si dokument trashëgimie, dokument si zonë e mbrojtur në vitin 1940, dokumentin “Akt marrëveshjen me firmën Italiane po në vitin 1941, dokumentin e vitit 1945 ku familja “Mlika” ja ka afruar ish- pushtetit për ta përdorur me qira.
Në vitin 1946 që është shpronësuar toka nga shteti, është vërtetuar plotësisht se kjo pronë i përket familjes Mlika. Me ardhjen e reformave dhe lëvizjeve demokratike në Shqipëri në vitin 1991, familja Mlika ka grumbulluar dokumentat për të vërtetuar që kjo pronë është e tyre.
Kjo pronë është përfshirë në kthimin dhe kompensimin e pronave sipas ligjit 7698, dhe një pjesë e kësaj prone u është kthyer.
Me vendimin nr 55 dt 15.04.1995 u janë njohur 1000 dynym dhe kthyer 208 dynym. Me vendimin nr 132 të Komisionit të Kthimit të Pronave u janë njohur 329 dynym, janë kthyer 2 dynym, të cilët janë kthyer në zonën qe administrohet nga policia e shtetit, në vendin e quajtur “Bilanci i Dulaxhit” ku ndodhen dy ndërtesa që kanë shërbyer për policinë e shtetit dhe akoma nuk u është dhënë e drejta për ti blerë atyre si pronar edhe pse shkresa ka shkuar në Polici për ti privatizuar nga ana tyre, por janë kthyer sipas ligjit nr 7501 shtetasit Gani Mehmet Kolecaj me dokumenta të falsifikuara.
Ky shtetas aktualisht posedon gjithsej 33 dynym nga prona tyre e trashëguar. Pronat tyre ndodhen në ZK nr 1896, dhe e gjithë kjo zonë kadastrale është zonë e mbrojtur. Në prefekturë ndodhet dosja e tyre sipas kërkesave që ato kanë kërkuar. Ankesat janë që në vitin 2010 me Prefekt z. Pal Dajçi, dhe sipas radhës deri më sot.
I pari Prefekt që ka vepruar për heqjen e pronës Gani Kolecaj është Pal Dajçi, i cili është ankuar në Gjykatë dhe aktualisht ndodhet në Gjykatën Administrative dhe nuk ka marrë formë të prerë.
Ndër vite nga ana e Prefektit janë marrë dhe 3 vendime të tjera nga ana e Prefektit Ndrec Deda, i cili ka kërkuar fshirjen e pronave të dhëna mbi bazen e ligjit nr 7501, dhe nuk ka dijeni për rrugën që ka ndjekur prefektura për këto vendime. Në tokën e tyre janë ndërtuar objekte si në zonën Zaje janë 7-shtatë ndërtime pa leje, në zonën Vain gjithësej 10 ndërtime pa leje, si shembull mund të marrë, objektin “Diella”.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar dokumentacioni që ndodhet në dosjen e lejes së ndërtimit të dhënë në bazë të vendimit numër 30, dt 07.04.201, të Këshillit të Rregullimit të Territorit, Qarku Lezhë për ndërtimin e objektit “Godinë shërbimi 2 katëshe për shërbim ekoturistik, hotel restorant Diella.
Nga këto akte rezulton se kjo leje ndërtimi është dhënë në kundërshtim me ligjin pasi toka ku është ndërtuar është tokë shtet dhe në zonë të mbrojtur marrëdhënie me trualin, i cili bie mbi pasurine 163/3 me pronar të pavërtetuar(shtet).
Nga ana e kallëzuesit Ardian Mlika është kallëzuar se në pasurine me nr 163/3 nga ana e shtetases Diella Loshi po kryhen punime të ndryshme si mbushje, hedhje të materialeve inerte në ujërat sipërfaqësore të lagunës me qëllim për të zgjeruar aktivitetin e saj. Në këto rrethana, pasuria e paluajtshme me nr 163/11/ND, është fituar mbi bazën e një leje ndërtimi të dhën në mënyrë të kundraligjshme, pa certifikatë pronësie për truallin ku është ndërtuar dhe në zonë të mbrojtur.
Pasuria me 163/3 tokë shtet, po shfrytëzohet në mënyrë të kundraligjshme nga shtetesja Diella Loshi për të zgjeruar aktivitetin e saj. Duke qenë se këto dy pasuri janë produkt i veprimtarisë kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprave penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të Kodit të Proçedurës Penale.
Në lidhje me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës, Gjykata e Apelit në Shkodër, Gjykata e Apelit në Shkodër gjeti fajtorë dhe dënoi me nga tre vjet burg ish-kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetarin e Qarkut Lezhë Gjok Ndoka, të akuzuar për tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit.
Dënime u dhanë dhe për disa ish-zyrtarë të tjerë dhe përfitues të tokës.
Hetimet për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin kanë nisur në vitin 2017, kur në prokurori u denoncua tjetërsimi i 234 mijë e 548 metër katrorë tokë shtetërore ranishte.
Fillimisht në këtë çështje sëbashku me kryebashkiakun u arrestuan edhe 22 persona të tjerë, por në gjykatë dosja u dërgua për 18 persona.
Për tjetërsim pronash në bregdet ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-kryetari i Qarkut Gjok Ndoka dhe një pjesë e mirë e të dënuarve, janë marrë të pandehur dhe nga SPAK.
SPAK i akuzon ata si pjesë e një grupi të strukturuar në tjetërsimin e pronave të zbuluar pas një hetimi të nisur në vitin 2019, ndaj një grupi të narko-trafikut. /Ora News/
Discussion about this post