GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sela: Do të bllokojmë parlamentin në Maqedoni, nëse bllokohet ligji për nënshtetësinë

20:15 - 30/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sela: Do të bllokojmë parlamentin në Maqedoni, nëse bllokohet ligji për nënshtetësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” kryetari i partisë “Aleanca për Shqiptarët” Ziadin Sela, i cili ndodhet këto ditë në Shtetet e Bashkuara, thotë i bindur se ligji i propozuar nga forca politike që ai drejton si dhe partia Alternativa, do të miratohet nga parlamenti i Maqedonisë së Veriut.

Ky projektligj, megjithëse u pranua nga Lidhja Social Demokrate e Kryeministrit Zaev, nuk po futet për debat parlamentar, kjo për shkak se opozita maqedonase ka paralajmëruar bllokimin, nëpërmjet procedurash të tejzgjatura parlamentare që zvarrisin votimin e tij.

Zoti Sela e sheh këtë si një lojë politike me qëllimin siç thotë ai, që ligji të mos miratohet para zgjedhjeve lokale parashikuar të mbahen në tetor. Por kreu i “Aleancës për Shqiptarët” paralajmëroi se çdo përpjekje për bllokim të ligjit do ta detyronte opozitën shqiptare të aktivizonte mekanizmat e bllokimit të parlamentit.

Zoti Sela thotë se nuk i di shifrat e sakta se për sa persona bëhet fjalë që nuk kanë nënshtetësi, por thotë se për të “do të ishte sukses i jashtëzakonshëm edhe nëse ky ligj do të shërbente për të zgjidhur hallin qoftë edhe të një qytetari të vetëm”.

Zoti Sela foli edhe mbi procesin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut parashikuar të niste në muajin prill. Censusi zhvillohet për herë të parë pas rreth 20 vitesh dhe për shkak të pandemisë u vendos shtyrja e tij për në muajin shtator.

Për zotin Sela pandemia ishte një pretekst, duke e mbështetur këtë arsyetim tek një aksion politik i opozitës maqedonase para shtyrjes, e cila mblodhi firmat në mënyrë që censusi të anulohej. Shtyrja thotë zoti Sela ka krijuar zhgjënjim të diasporës, procesi për regjistrimin elektronik të së cilës po vazhdon.

Zoti Sela foli dhe mbi vendimet e sistemit të drejtësisë lidhur me sulmin ndaj parlamentit më 27 prill të vitit 2017, gjatë të cilit ai vetë mori dëmtime të rënda. Sipas kreut të “Aleancës për Shqiptarët” vendimet gjyqësore nuk e kanë arritur qëllimin për të dhënë drejtësi mbi ngjarjen. Ai thotë se shumë aktorë politikë nuk janë përgjigjur ende për ata çka ndodhi 4 vite më parë./ VOA

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“E meritoni këtë”, Pendarovski për Shqipërinë: Urdhëroni përparoni drejt BE-së

“E meritoni këtë”, Pendarovski për Shqipërinë: Urdhëroni përparoni drejt BE-së

TË FUNDIT

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Lexo më shumë
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com