GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Selahi dhe Vrioni golshënues, si ishte java për legjionarët kuqezi

18:04 - 21/02/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Selahi dhe Vrioni golshënues, si ishte java për legjionarët kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundjava që sapo lamë pas ishte mjaft pozitive për disa nga lojtarët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane, të cilët jo vetëm kanë qenë titullarë e kanë pasur minutat e tyre, por edhe kanë realizuar gola. Vrioni e Selahi, dy legjionarët kuqezi kanë qenë protagonistë me skuadrat e tyre, duke shënuar në kampionatet përkatëse, Austri e Kroaci.

Vrioni, i cili luan në radhët e Tirolit në kampionatin austriak ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të dhjetë që nga fillimi i kampionatit. Goli i tij në minutat e fundit të lojës nuk e shpëtoi skuadrën e Tirolit nga humbja, megjithatë vlen për t’u përmendur paraqitja e mirë e lojtarit shqiptar.

Sakaq, edhe Lindon Selahi, i cili është pjesë e Rijekës në kampionatin austriak ka realizuar një gol fantastik në sfidën ndaj Sebenik. Mesfushori kuqezi që ishte në lojë që nga minuta e parë, gjeti rrugën e rrjetës pasi gjuajti fort topin nga jashtë zone, duke lënë të shtangur portierin kundërshtar. Ky ishte goli i dytë për Selahin në radhët e Rijekës.

Jo vetëm lojtarët e konfirmuar tashmë në Kombëtaren e madhe, por edhe futbollistët e ekipeve zinxhir të moshave kuqezi kanë gjetur rrugën e rrjetës. Eljon Toci dhe Asan Mata kanë qenë protagonistë në Itali duke spikatur me skuadrat e moshave. Toci, i cili është pjesë e Fiorentinës ka realizuar në barazimin 2-2 në ndeshjen ndaj Kaljarit, ndërsa Mata, shënoi golin e epërsisë në suksesin 2-1 të Sasuolos në transfertë ndaj Xhenoas. Një lajm mjaft i mirë ky për të ardhmen e përfaqësueses kuqezi.

Ndërkaq, minuta nën këmbë kanë pasur edhe futbollistë të tjerë. Marash Kumbulla ka luajtur për 90 minuta ndaj Hellas Veronës, Berat Gjimshiti ka qenë titullar gjithashtu, me shqiptarin që ka qenë edhe protagonist përgjatë javës së kaluar me dy golëshin e tij në Europë, Armando Broja i cili gjithashtu ka luajtur që nga minuta e parë në sfidën ndaj Evertonit, por nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, Thomas Strakosha e Elseid Hysaj, të cilët gjithashtu kanë qenë titullarë me Lacion në ndeshjen ndaj Udinezes si dhe shumë lojtarë të tjerë kuqezi, të cilët po tregojnë ditë pas dite talentin dhe cilësitë e tyre të mëdha në kampionatet elitë të Europës.

Etiketa: Eljon TociHallas VeronaLindon Selahi

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
“Për kokën e Zotit…”, Beniada nuk përmbahet, tregon VIP-in që ka flirtuar me të

“Për kokën e Zotit…”, Beniada nuk përmbahet, tregon VIP-in që ka flirtuar me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

Takimet e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 kanë ndezur futbollin europian. Komisari teknik i Polonisë, Jan Urban, ka...

Lexo më shumë
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com