GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Seleksionimi me U-16 & U-17, Mema: Prurje cilësore

11:19 - 08/01/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Seleksionimi me U-16 & U-17, Mema: Prurje cilësore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zhvilluar këtë të shtunë seleksionimi i programuar nga Drejtoria e Ekipeve Kombëtare e FSHF-së me lojtarët shqiptarë të grupmoshës U-16 dhe U-17, të cilët aktivizohen në kampionatin vendas. Në këtë seleksionim 1-ditor të zhvilluar në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz morën pjesë rreth 40 lojtarë të vitlindjeve 2007 dhe 2008, të cilët janë vënë nën urdhrat e trajnerëve të ekipeve Kombëtare të këtyre dy grupmoshave, Ervin Bulku dhe Agron Kërçova, por edhe trajnerët e tjerë të ekipeve kombëtare, si edhe specialistë në Drejtorinë e Ekipeve Kombëtare.

Në një prononcim për fshf.org, specialisti i ekipeve kombëtare, Sulejman Mema shpjegon se përzgjedhja e futbollistëve të vegjël që bëhen pjesë e këtyre seleksionimeve janë produkt i ekipeve rajonale dhe ekipeve në kampionatin vendas e të huaj. Ndër të tjera, Mema nënvizon se prurjet në ekipet kombëtare janë cilësore dhe në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e ekipit kombëtar A.

“Federata Shqiptare e Futbollit prej kohësh zhvillon seleksionime për të parë se cilët janë futbollistët më të mirë të kësaj grupmoshe. Nuk merremi vetëm me këtë grupmoshë, por edhe me lojtarë të vitlindjeve të tjera. Prurjet në ekipet kombëtare janë cilësore dhe që vlejnë për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Te të gjithë seleksionimet që ne kemi bërë në 8 rajonalet që janë në Shqipëri, këta lojtarë janë produkt i këtyre rajonaleve dhe kampionatit shqiptar e jashtë vendit. Kjo ndërthurje e tillë ka bërë që skuadrat tona kombëtare të kësaj grupmoshe që marrin pjesë në aktivitete, U-15, U-17 dhe U-19 kanë në përbërje futbollistë që kanë cilësi dhe në të ardhmen do të bëhen me të vërtetë të aftë për të qenë pjesë e ekipit kombëtar A.

Të gjithë trajnerët janë përkushtuar për të arritur e për të marrë rezultate të mira te seleksionimet që ne bëjmë. Së shpejti nisim me ndeshjet e përfaqësueseve rajonale, që na ndihmon shumë për të rritur cilësinë e ekipeve tona kombëtare”- thotë Sulejman Mema për fshf.org.

Të shtunën e ardhshme, Drejtoria e Ekipeve Kombëtare në FSHF do të zhvillojë një tjetër seleksionim për grupmoshat U-16 dhe U-17 e ku do të marrin pjesë lojtarë shqiptarë të cilët aktivizohen në kampionatin vendas, por edhe ata të cilët luajnë në kampionatet gjermane dhe italiane, e të cilët kanë spikatur në seleksionimet e bëra më parë në Gjermani e Itali nga trajnerët e ekipeve kombëtare.

Në muajin dhjetor, Drejtoria Teknike e Federatës Shqiptare të Futbollit, në bashkëpunim me skautët në Gjermani e në Itali zhvilluan seleksionime me rreth 300 lojtarë shqiptarë të datëlindjeve 2005-2009.

Etiketa: fshfFutbollShqiperi

Lajme të lidhura

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak
Sport

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve
Sport

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

14:35 - 18/03/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Champions League/ Barcelona e favorizuar në shtëpi, Liverpool kërkon përmbysjen e madhe

09:53 - 18/03/26
Para
“Risi me pak kosto”, Peleshi mburret me satelitët shqiptarë

“Risi me pak kosto”, Peleshi mburret me satelitët shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër
Breaking Views

Ndrec Pjetri: Duhet ndryshim i madh për PD që të qeverisë nesër

18:57 - 18/03/26

Më i votuari i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë sot në...

Lexo më shumë
“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com