GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Selia blu kërkon dorëheqjen e Manjës, të hetohet për korrupsion

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Selia blu kërkon dorëheqjen e Manjës, të hetohet për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia blu ka kërkuar hetim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja për korrupsion si dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij nga posti.

Eksperti ligjor, Çlirim Gjata, në një deklaratë për mediat, është shprehur se ministri Manja ka blerë 1 mijë metra tokë poshtë çmimit të tregut në një nga zonat më të shtrenjta të kryeqytetit, në Farkë.

“Si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?”, është një nga pyetjet që ngre Gjata për Ulsi Manjën.

Eksperti ligjor thekson se ministri Manja ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë dhe me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi, duke shmangur taksat e shtetit

Ndërsa shton se “Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri, është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët”.

Rithemelimi ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij.

Deklarata

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja blen 1 mijë metra tokë në Farkë me një çmim disa fish më të ulët se tregu. Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?

A ka konflikt interesi ministri? Kush është Arben Maloku, ish drejtor i Erjon Velisë në bashki, i dënuare për ndërtime pa leje, dhe pse ia shet ministrit tokëm me një çmim qesharak në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës?

Të dashur qytetarë, Besoj i dini përgjigjet e të gjitha këtyre pyetjeve dhe kanë të bëjnë me sistemin e korrupsionit të ngritur, nga patronazhistët më të thjeshtë deri të ministrat. I lejuar dhe frymëzuar nga vetëm një njeri që quhet Edi Rama. Shkeljet e Ulsi Manjës janë disa.

Së pari, ka blerë tokë truall poshtë çmimit referencë. Së dyti, Manja e ka blerë tokën me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi. Pra ka shmangur taksat e shtetit duke paguar zero lekë. Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët.

Të dashur qytetarë: Ky është Ulsi Manja të cilin SPAK e ka shpëtuar njëherë duke shpallur moskompetencë për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës. Me çfarë justifikimi do ta lejojë SPAK, Ulsi Manjan që të shkelë ligjin dhe të dalë pa lagur sërish?

Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe kërkon hetimin e tij. Çdo ditë në krye të ministrisë së Drejtësisë është një padrejtësi dhe fyerje që u bëhet shqiptarëve, dhe një mënyrë që Manja të vazhdojë të majmet, të korruptohet e të korruptojë. Kundër Manjës, kundër Ramës, kundër të gjithë hajdutëve të Rilindjes ejani në protestë! O sot o kurrë!

 

 

 

Etiketa: doreheqjeKryesore1Manja

Lajme të lidhura

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE
Aktualitet

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit
Aktualitet

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26
PS bojkotoi komisionin për Shëndetësinë, Vokshi: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi
Aktualitet

Raporti për integrimin, Vokshi përplaset me socialistët në Komisionin e Jashtëm: Po fshihni të vërtetën!

10:48 - 12/05/26
Para
Rrumbullaku tregon pse nuk ekstradohet Laert Haxhiu

Shtyhet seanca për Laert Haxhiun, refuzohet kërkesa e avokatëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet
Sport

Gjithçka gati për “Final Four”, përcaktohet ndarja e tribunave për të gjitha ndeshjet

12:50 - 12/05/26

Të shtunën dhe të dielën do të luhen dy ndeshjet e para të “Final Four”, ku katër skuadrat më të...

Lexo më shumë
Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

Balla i kthehet opozitës: Ju dashnorët e Bashkimit Evropian, luteni që Shqipëria të mos integrohet në BE

12:26 - 12/05/26
Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

Aksident fatal në Vlorë! Makina përplaset me murin anësor të një banese, humb jetën 34-vjeçari (Emri)

12:12 - 12/05/26
Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

Skandal te “Rozafa Fish City”, i forti i Gjergj Lucës dhunon klientët, policia në shërbim të oligarkut

12:01 - 12/05/26
Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

Balliu-kryenegociatores për integrimin: Mos na lexo manifest propagande, por fol për korrupsionin dhe realitetin dramatik të vendit

11:43 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com