GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Seminari me arbitret vajza, Emanuela Rusta zbulon risinë e sezonit

13:13 - 28/09/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Seminari me arbitret vajza, Emanuela Rusta zbulon risinë e sezonit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit organizoi këtë javë një seminar me të gjitha arbitret para nisjes së kampionatit të vajzave. Seminari i mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u drejtua nga Emanuela Rusta, në rolin e instruktores së arbitreve.

Në një intervistë të dhënë për fshf.org gjyqtarja shqiptare shpjegoi rëndësinë e këtij seminari dhe temat që u diskutuan. Ajo zbuloi se sezonin e ardhshëm do të shikohet me shumë kujdes ndëshkimi me kartonë në momentet e penalltive, ndërkohë që përcolli edhe një mesazh për arbitret e tjera vajza dhe për ato që duan të bëhen pjesë e botës së arbitrimit.

“Ndodhemi para kampionatit të femrave, normalisht edhe para kampionateve të moshave U-17 dhe U-19. Po realizojmë seminarin vetëm me femrat sepse duhet të prekim disa tema që na duhen në vazhdimësi përsa i përket rikujtesës së rregullave të lojës, video-testit, gjithashtu edhe bashkëpunimit që duhet të kemi në fushë me asistentët për pozicionet jashtë loje. Një rikujtesë të çdo pune ku ne duhet të jemi aktive në fushën e lojës dhe të jemi në gjendje që ky kampionat të na shkojë sa më mbarë, të jemi aktive për çdo situatë të mundshme që mund të na ndodhë gjatë vitit që na pret”.

Arbitrja shqiptare që mban edhe stemën e FIFA-s theksoi edhe mbështetjen e madhe të marrë nga FSHF për këtë seminar dhe jo vetëm. “Kam marrë një vlerësim shumë të madh nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ma kanë besuar të jem prezantuese përsa i përket temave mbi rregullat e lojës. Gocat e tjera këtë gjë duhet ta shohin si suport, pasi nesër ose pasnesër do të jenë ato në rolin tim. Padiskutim që dua të jem mbështetëse shumë e madhe për to dhe që të vazhdojnë të ndjekin jo vetëm rrugën time, por që të suportojmë njëra-tjetrën dhe të ecim sa më lart”.

Emanuela Rusta zbuloi edhe risinë e këtij sezoni të ri në kampionatin e vajzave. “Risia për këtë vit është për të shmangur ndëshkimin me kartonë të verdhë të lojtarëve që kanë një prekje të topit me dorë kur jepet penallti. Normalisht që ne kemi kaluar vetëm kur nuk është e pastër, që është shënim drejt golit. Atëherë është thjesht penallti” – tha Rusta, e cila e mbylli prononcimin e saj në fshf.org me një thirrje drejtuar vajzave për të marrë në konsideratë mundësinë e të qenurit arbitre. “Ta suportojmë njëra-tjetrën dhe të gjitha të vijnë e ta provojnë të qënurit arbitre, se çfarë emocionesh dhe mundësish të ofron për jetën”, – përfundon gjyqtarja shqiptare.

Etiketa: seminartrajnere

Lajme të lidhura

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar
Sport

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26
Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Para
Megi Pojani nuk ndalet, i mëson të riut kërcimin erotik (VIDEO)

Megi Pojani nuk ndalet, i mëson të riut kërcimin erotik (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave
Aktualitet

‘Po gënjeni hapur për integrimin‘/ Këlliçi: E keni kthyer Shqipërinë në qendër të pastrimit të parave

11:29 - 23/04/26

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare tha se mazhoranca po shmang debatet...

Lexo më shumë
Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit

Berisha: Heqja e imunitetit të Ballukut dhe dërgimi i Linda Ramës para SPAK-ut i hapin rrugën integrimit

11:02 - 23/04/26
Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

Akuzohet se përvetësoi 700 mijë eurot e UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar

10:38 - 23/04/26
Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

09:51 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com