GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Sëmundja e plakjes së trurit, arsyet përse prek më shumë gratë

14:37 - 08/02/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Sëmundja e plakjes së trurit, arsyet përse prek më shumë gratë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Quhet ndryshe sëmundja e harresës dhe mund të shfaqet papritur tek kushdo. Alzaimeri, shkakton probleme të memories për shkak se një pjesë e trurit plaket. Duke mos pasur kështu mundësi të kryejë më shumë funksione normale që nga të menduarit kthjellët deri tek proçeset e përditshmërisë. Përhapja e shpejtë dhe pa shkak e ka bërë këtë sëmundje akoma edhe më të rrezikshme. Gjithsesi sipas mjekëve tek gratë ky fenomen është shumë më i zhvilluar se tek burrat. Në këtë artikull ju sjellim në vëmendje pikërisht këtë çështje. Përse prek më shumë gratë dhe çfarë këshillojnë ekspertët.

Si zhvillohet tek gratë

Këto probleme konjitive të trurit dhe memories shfaqen veçanërisht tek gratë sipas ekspertëve. Lidhja mes sëmundjes dhe gjinisë femërore duke se fillon nga prodhimi ose jo i hormonit të estrogjenit. Sipas mjekëve marrëdhënia mes Alzaimer, Dementias dhe hormoneve është e komplikuar. Kjo pasi shumë studime kanë treguar se pikërisht hormoni i estrogjenit mbron trurin nga sëmundje të tilla, por deri në një pikë. Megjithëse mbron trurin nga plakja, estrogjeni gjatë viteve mund të çojë në stimulimin e sëmundjes së Alzaimer.

Gjatë jetës niveli i estrogjenit në trup zhvillohet në mënyra të ndryshme, pra në periudha më të hershme është më i lartë. Ndërsa gjatë dhe pas menopauzës kur niveli i këtij hormoni bie, trupi nuk ka më një mburojë ndaj sëmundjeve të kujtesës dhe trurit. Humbja e këtij hormoni e bën trurin më të ndjeshëm ndaj sulmeve dhe lodhjeve të brendshme apo të jashtme që e shkatërrojnë atë. Mungesa e estrogjenit lidhet edhe me shumë çrregullime të tjera që shkaktohen si pasojë e moshës. Këtu përmendim problemet me frymëmarrjen apo sëmundjet si ishemia. Truri gjithashtu humb aftësinë për të përpunuar nivelet e glukozës dhe për të furnizuar veten me energji. Kjo është një simptomë specifike e sëmundjes së Alzaimerit. Gjithsesi sipas mjekëve ka edhe faktorë të tjerë që e zhvillojnë këtë sëmundje, ndër to është faktori gjenetik apo mosha.

Si ta parandaloni

Për ta parandaluar sa më shumë që të jetë e mundur këtë sëmundje, ekspertët rekomandojnë disa hapa të thjeshtë për t’i ndjekur.

Ushtrohuni

Merruni gjithnjë me aktivitet sportiv, mundohuni të ecni të paktën 1-2 orë në ditë, në natyrë. Vrapi është gjithashtu një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin dhe trupin larg sëmundjeve.

Gjumi i qetë

Pagjumësia mund të jetë një faktor që shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e kujtesës. Është e rëndësishme të keni një regjim të qetë teksa flini. Mjekët rekomandojnë të paktën 8 orë gjumë pa ndërprerje çdo natë.

Menaxhimi i stresit

Periudhat e vazhdueshme nën presion apo stres ndikimin e parë e kanë në tru, prandaj mundohuni t’i evitoni sa më shumë këto episode. Sa herë që të ndiheni të stresuar merruni me ndonjë aktivitet sportiv apo ecje në natyrë në mënyrë që të mbroni trurin tuaj.

Etiketa: gratëparandalimrreziksemundje truri

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Nga Dafina Zeqiri te Elgit Doda, projektet e artistëve për 14 shkurt

Nga Dafina Zeqiri te Elgit Doda, projektet e artistëve për 14 shkurt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij
Kosovë & Rajon

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi i Kosovës mban homazhe në nderim të veprës së tij

09:28 - 24/04/26

Kosova sot ndodhet në ditë zie kombëtare për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja Presidentja në detyrë dhe njëkohësisht kryetarja e...

Lexo më shumë
Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital

08:54 - 24/04/26
Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

08:29 - 24/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

08:17 - 24/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:08 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com