GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sensacionale! Klubi i njohur anglez kërkon Taren

20:48 - 17/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-futbollisti: Tare bënte gjithçka, tani Sarri ka…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e klubit të Çelsit, Tod Bohli. Po, është lajm i bujshëm, por nuk mbaron me kaq… Takimi është bërë në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë.

Bohli ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë. Burime të “Panorama Sport” treguan se Bohli është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e Silvinjos, Altin Taho.

Tod Bohli ka lindur më 20 shtator 1973 dhe është një biznesmen dhe investitor amerikan. Ai është bashkëthemelues, kryetar, shef ekzekutiv dhe anëtar kontrollues i kompanisë “Eldridge Industries”, një kompani “holding” me seli në Grinuiç, Konektikat. Ai është gjithashtu CEO i përkohshëm i Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit dhe pronar i klubit të futbollit në Premier Ligë, Çelsit. Ai është gjithashtu edhe pronar i klubit të futbollit të Ligës 1, RC Strasburg.

Ka pak të dhëna për arsyen e takimit mes Tod Bohli dhe Igli Tares, por nuk është e vështirë të mendosh se pas një viti të dështuar në merkato dhe në rezultate, pronari i Çelsit takon ish-drejtorin e Lacios, një nga më të mirët në Itali dhe në Europë. Kujtojmë që Tare pak javë më parë u largua nga Lacio pas 18 vitesh si lojtar dhe drejtor sportiv.

A kanë folur ata të dy për futboll? Vështirë të thuash të kundërtën. A mund të jetë Igli Tare drejtori i ri i Çelsit, ku luan edhe ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja? Ka të ngjarë…

Ashtu sikundër edhe mund të ketë qenë një takim fare rastësor, sepse Tod Bohli është një biznesmen amerikan me origjinë gjermane, që udhëton shumë dhe po investon qindra milionë euro edhe në fusha të tjera përveç futbollit në Europë.

Sa i përket sezonit të shkuar, ishte një nga më të dobëtit e dekadave të fundit për Çelsin. Jo vetëm që u rendit në vendin e 12-të me 44 pikë të grumbulluara, por dështoi totalisht edhe në merkato.

Mjafton të kujtosh se pas largimit të ishdrejtoreshës Marina Granovskaia dhe Petr Çeh në verë, ai mori përsipër merkaton e klubit, duke u përfshirë personalisht në negociata.

Dhe ndonëse shpenzoi rreth 630 milionë paund gjatë kësaj periudhe duke afruar emra si Aubamejang, Sterling, Fernandez, Nkuku, Feliks, Kukureja, Kulibali apo Fofana, Çelsi në fund u rendit i 12-ti. Mediat angleze raportuan se Bohli ka dhënë dorëheqjen që në janar nga posti i drejtorit (de fakto) që mbante, por kjo nuk e ndihmoi skuadrën e tij që të shpëtonte sezonin./SHQIP

Etiketa: igli tare

Lajme të lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin
Breaking Views

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit
Breaking Views

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Para
Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet banesa në Vlorë

Shpërthen bombula e gazit në një apartament

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Dimalit në protestë:  Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë
Aktualitet

Banorët e Dimalit në protestë: Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë

10:55 - 12/01/26

Banorët e përmbytur të fshatrave Çiflik, Arrëz, Banaj dhe Sheq protestuan sot para Bashkisë Dimal, për shkak të përmbytjeve dhe...

Lexo më shumë
Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

Ambasadori Gonzato “pranon” dështimin e reformës në drejtësi: Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi

10:47 - 12/01/26
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10:30 - 12/01/26
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Aksidentoi nënën me dy fëmijë, rrestohet shefi i Logjistikës në Policinë Kufitare Kukës

10:13 - 12/01/26
Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com