GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Serbët gati të marrin armët sërish, lufta në Ukrainë rrezikon Ballkanin

10:45 - 28/03/22
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Është kthyer në rrënoja, Mariupol para dhe pas shkatërrimit nga lufta (Foto)

Smoke rise after shelling by Russian forces in Mariupol, Ukraine, Friday, March 4, 2022.(AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Linda Caglioni “Il Fatto Quotidiano”

Prej disa kohësh, duke ecur nëpër rrugët e Sarajevës, mund të ndodhë që të dëgjosh një zhurmë të errët dhe të largët, një lloj kolone zanore e cila vepron me ndërprerje si sfond për trafikun e qytetit.

Është tingulli i prodhuar nga stërvitjet e kryera në qiellin e Bosnjës dhe Hercegovinës nga EUFOR, forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian, e cila, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, nxitoi të organizonte dërgimin e kontigjenteve të reja për të mbrojtur vendin e vogël ballkanik.

Me destabilitetin politik që diktohet mbi të gjitha nga lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, që syno shkëputjen e Republika Srpska (një nga dy entitetet që përbëjnë vendin së bashku me Federatën Kroato-Myslimane), Bosnja është në fakt një nga vendet që ka më shumë gjasa të preket nga lufta në Ukrainë.

Kjo frikë që u nënvizua hapur edhe nga kryeministri italian Mario Draghi, sipas të cilit është e nevojshme t’i “jepet fund krizës politike dhe institucionale që ka paralizuar vendin që nga korriku i vitit të kaluar” dhe të riniset rruga e reformave për t’iu afruar akoma më shumë Bashkimit Evropian.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përmendi rastin e Bosnjës si një nga skenarët “më të rrezikshëm që mund të ndodhë, për shkak të presionit të Rusisë”.

Dimensioni i perceptuar i kërcënimit që mbretëron në mjediset institucionale, është interpretimi ndërkombëtar i një shqetësimi që ndihet fuqishëm edhe në nivelin lokal.

Javët e fundit shumë qytetarë kanë nxituar drejt supermarketeve për të zbrazur raftet, duke blerë masivisht vaj, miell dhe produktet e tjera më të nevojshme. “Pasiguria ekonomike, rritja e çmimeve dhe inflacioni janë efekte të luftës që ndihen kudo, por ato nuk duhen nënvlerësuar sidomos në Bosnje-Hercegovinë”- thotë Rodolfo Toe, analist politik dhe ekspert mbi rajonin e Ballkanit.

“Këtu qytetarët vijnë nga një krizë ekonomike, e cila vazhdon prej 10 vitesh, dhe me rritjet e reja të çmimeve mund të vendosin të protestojnë, madje edhe në mënyrë të dhunshme për të kërkuar ndryshimin në krye. Dhe në atë pikë, dikush mund të shfrytëzojë rastin për të përshkallëzuar më tej një gjendje tashmë të pasigurt”- shton ai.

Lidhja e ngushtë midis vendeve të Ballkanit dhe Rusisë, nuk bazohet vetëm në elementë të përbashkët identitarë dhe fetarë. Hija që zgjatet nga Kremlini mbi vendet e ish-Jugosllavisë ka mbi të gjitha konturet e një krahu të armatosur.

Dhe është mbi të gjitha ky detaj, ai që ngjall kaq shumë shqetësim në samitet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Nëse marrim rastin e Serbisë, mund të themi se ai është një vend evropian sa i përket aspiratave ekonomike, por është shumë i varur nga Rusia për politikën e saj të sigurisë. Ka qenë gjithmonë Moska ajo që e furnizonte Beogradin me armë dhe raketa”- shprehet Toe.

Por njëkohësisht, Serbia nuk ka luksin të mbajë një pozicion shumë të distancuar nga liderët evropianë duke mbështetur Vladimir Putinin. Në rrezik është rezultati deri tani i mirë i procesit të gjatë të anëtarësimit në klubin e 27 vendeve, që duhet të përfundojë me hyrjen zyrtare në BE në vitin 2025 (së bashku me Malin e Zi).

Pavarësisht ndërthurjes komplekse të marrëdhënieve që bashkojnë fatin e Ballkanit me atë të rusëve, Toe thotë se “nuk ekzistojnë rreziqe të menjëhershme për sigurinë e rajonit”. Dhe kjo për një arsye shumë praktike: Moska nuk ka asnjë mënyrë për të ndikuar mbi situatën në rajon, nuk do të dërgojë trupa në Bosnje dhe Serbi, dhe nuk do të veprojë ushtarakisht për të arritur aneksimin e Republikës Srpska të Bosnjës.

“Në fakt në mënyrë paradoksale, ajo që po ndodh mund të ketë një efekt pothuajse qetësues, të paktën në një periudhë afatshkurtër. Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik dhe serbët në përgjithësi, mund të ndihen shumë më të izoluar, disi të detyruar të kenë një qëndrim më pajtues ndaj komunitetit ndërkombëtar”- mendon eksperti.

Edhe pse situata është për momentin nën kontroll, nuk ndihmon aspak fakti që pasojat e krizës ukrainase rëndojnë dukshëm mbi stabilitetin e Bosnje-Hercegovinës në një vit veçanërisht delikat: atë të 30 vjetorit të fillimit të konfliktit në vitet 1990, dhe të zgjedhjeve parlamentare më të ndërlikuara se kurrë ndonjëherë, për shkak të vështirësive në arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

“Përkundër asaj që po që ndodh në vendet e rajonit të Baltikut, ku shumica e qytetarëve janë pro anëtarësimit në NATO, në Bosnje-Hercegovinë kjo çështje është shumë përçarëse, dhe ka ndryshim kontekstesh që ia vlen të nënvizohet.

Myslimanët dhe kroatët janë në favor të afrimit me Aleancën Veriatlantike, por serbët padyshim që jo. Ata e perceptojnë atë si ushtri armike që i bombardoi në vitin 1999. Prandaj nuk mund të përjashtohet një përshkallëzim i situatës.

Mund të ndodhë që kur NATO të angazhohet për një përshpejtim të anëtarësimit të Bosnjës në aleancë, kjo të shkaktojë reagimin e ashpër dhe kundër të serbëve. Në atë rast Dodik mund të përfitojë nga kjo për të përshpejtuar veprimet, dhe për të shpallur një referendum për shkëputjen e Republika Srpska”- përfundon Toe.

Etiketa: BallkaniJens StoltenbergLufta në Ukrainësekretari i përgjithshëm i NATO-s

Lajme të lidhura

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror
Aktualitet

Skandal/ Mashtrimi i ministres Sala me Onkologjikun, donacionin privat e paraqiti si investim shtetëror

16:45 - 15/12/25
Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur
OP-ED

Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur

08:34 - 15/12/25
Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
OP-ED

Çfarë mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Gjykata Kushtetuese për Ballukun?

15:52 - 13/12/25
Para
Jo vetëm kamionë dhe motobarka, shqiptarët ikin drejt Britanisë edhe me avionë privatë

Jo vetëm kamionë dhe motobarka, shqiptarët ikin drejt Britanisë edhe me avionë privatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Berisha publikon videon e Ballës duke kënduar: O Bela ciao, Bela ciao

08:09 - 17/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar përmes rrjeteve sociale zhvillimet e fundit që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku,...

Lexo më shumë
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com