GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbët hyjnë në tregun mediatik shqiptar, themelohet Arena Channel Albania
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arena Channels, një grup mediatik në pronësi të Telekom Srbija, ka vendosur të hyjë në tregun shqiptar. Një javë më parë, shoqëria serbe ka krijuar kompaninë Arena News Channels Two Albania, e cila është regjistruar këtë të enjte në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas ekstraktit, shoqëria do të ketë si objekt aktiviteti; Prodhimin, transmetimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale.

Ekstrakti i Arena Channels Two Albania

Po kështu pjesë e aktivitetit të saj do të jetë edhe botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online.

Dokumentat tregojnë se adresa e regjistruar e shoqërisë është në rrugën Dervish Shaba, Blloku B-1. Në të njëjtën adresë gjendet dhe televizioni Adria Med si dhe disa kompani të tjera në pronësi të biznesmenit Enver Mehmeti, por ky i fundit deklaron se shoqëria serbe nuk ka lidhje me televizionin e tij.

Arena News Channel Two Doo u themelua më 13 mars 2009 nga Goran Đaković. Në atë kohë, ajo quhej “Telecommunications Company HD-WIN doo”. Më 22 maj 2019, kompania u ble nga “Telekom Srbija” AD, çka e bën atë një kompani që indirekt zotërohet nga qeveria e Serbisë.

Aktualisht Arena Channel Group është mbajtësja e të drejtave për transmetimin e kanaleve sportive në territorin e Serbisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kroacisë. Po kështu ky grup mediatik mban edhe liçencën e kanalit të njohur Euronews për Serbinë.

Ardhja e Arena Channel në Shqipëri përkon me disa ndryshime të rëndësishme në tregun mediatik shqiptar. Dy javë më parë, Kapitali raportoi se familja Dulaku shiti platformën Tring tek një kompani e lidhur me grupin Devolli të Kosovës.

Po kështu, gjatë muajve të fundit ka patur zëra edhe për një shitje të mundshme të platformës tjetër, Digitalb, por deri më tani kjo nuk është materializuar./Kapitali.al

Lajme të lidhura

Dita e 30-të e protestës/ “Rama jepe dorëheqjen!”, nis marshimi në sheshin “Skënderbej”
KRYESORE

Dita e 30-të e protestës/ “Rama jepe dorëheqjen!”, nis marshimi në sheshin “Skënderbej”

19:27 - 29/06/26
“I proceduar për tetë vepra penale në 8 vite”, kush është firmëtari i protestës që sulmon Rama?
Breaking Views

“I proceduar për tetë vepra penale në 8 vite”, kush është firmëtari i protestës që sulmon Rama?

19:20 - 29/06/26
Dy të plagosur nga përplasja e automjeteve në rrugën Fier-Levan
Aktualitet

Dy të plagosur nga përplasja e automjeteve në rrugën Fier-Levan

17:25 - 29/06/26
Para
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e 30-të e protestës/ “Rama jepe dorëheqjen!”, nis marshimi në sheshin “Skënderbej”
KRYESORE

Dita e 30-të e protestës/ “Rama jepe dorëheqjen!”, nis marshimi në sheshin “Skënderbej”

19:27 - 29/06/26

Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të të revoltës së tyre. Pas kësaj ata...

Lexo më shumë
“I proceduar për tetë vepra penale në 8 vite”, kush është firmëtari i protestës që sulmon Rama?

“I proceduar për tetë vepra penale në 8 vite”, kush është firmëtari i protestës që sulmon Rama?

19:20 - 29/06/26
Dy të plagosur nga përplasja e automjeteve në rrugën Fier-Levan

Dy të plagosur nga përplasja e automjeteve në rrugën Fier-Levan

17:25 - 29/06/26
Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur

Rriten aksidentet në Shqipëri,133 vetëm në maj, INSTAT: 181 persona mbetën të vrarë ose të plagosur

17:15 - 29/06/26
Masakër në Gjermani, pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë

Masakër në Gjermani, pesë persona humbin jetën nga të shtënat me armë

17:01 - 29/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com