GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbi viziton Prishtinën për herë të parë: E kaluara me shqiptarët…

15:27 - 24/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Serbi viziton Prishtinën për herë të parë: E kaluara me shqiptarët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E kaluara në mes të shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte problem për Kristian Kumoviçin, një i ri nga Novi Sadi i Serbisë, që të shkonte në Kosovë për t’u bërë pjesë e Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. Kjo është hera e parë që 21-vjeçari viziton Kosovën. Në Novi Sad, ai studion në fushën e softuerëve dhe të teknologjisë së informacionit, ndërsa në Prishtinë takoi studentë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe kolegë nga Universiteti i Prishtinës.

Sugjerimin për të aplikuar në këtë universitet veror thotë se e mori nga një mik i tij. “Unë, zakonisht, udhëtoj për projekte të ndryshme të shkëmbimit. Në kalendarin tim i kisha disa javë të lira dhe një mik më tha se është Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës. Vendosa të aplikoj… Pse jo kur do ta kisha mundësinë të shoh se si është këtu dhe të takoj shumë njerëz?!”, thotë Kumoviç për Radion Evropa e Lirë.

Me kolegë nga Kosova, ai thotë se ka pasur rastin të diskutojë tema të ndryshme, por jo aq shumë për të kaluarën midis shqiptarëve dhe serbëve. “Ne kemi histori shumë interesante dhe njerëzit nganjëherë i përmendin, por shumica nga ne as që kemi qenë të lindur në atë kohë. Kështu që ne nuk lejuam që ky aspekt të na e prishë qejfin tonë këtu”, thotë Kumoviç.

Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, duke lënë të vrarë mbi 13.000 civilë dhe të zhdukur mijëra të tjerë. Edhe 23 vjet pas luftës, më shumë se 1.600 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve, por procesi është duke shkuar ngadalë.

“Gjithmonë është mirë të shmangen këto tema. Por, kur flasim për to, ne mundohemi t’i shohim nga aspekti i miqësisë, jo nga aspekti politik… por, çfarë do të bëjmë së bashku me njëri-tjetrin”, thotë Kumoviç.

Ai shton se në bisedat me kolegët shqiptarë, ka vërejtur se ai dhe ata kanë të përbashkëta dhe dallime, por nuk i elaboron më shumë.

“Nuk mund të flas për të gjithë serbët dhe nuk mund të flas për njerëzit nga Kosova. Por, mund të flas si një individ, i cili beson se njerëzit duhet të punojnë së bashku që t’i tejkalojnë dallimet e tyre dhe të ndërtojnë diçka të qëndrueshme”, thotë Kumoviç.

Ai shprehet i lumtur që zgjodhi të vizitonte Kosovën, ku, përveçse ka ndjekur Universitetin Veror, ka vizituar edhe lokacione turistike, përfshirë manastiret serbe. Incidenti në Skenderaj shqetësoi studentët Përveç tij, në Universitetin Veror të Prishtinës ishin të pranishëm edhe katër studentë të tjerë nga Serbia. Radio Evropa e Lirë provoi të fliste me ta, por ata hezituan. “Pas asaj ngjarjeje që ndodhi atë ditë [v.j. protesta e grupit të tifozëve ‘Shqiponjat e Zeza’], nuk ndihem rehat të flas për ndonjë gazetar”, tha njëri prej tyre përmes një mesazhi të shkruar.

 

Edhe studentë të tjerë serbë thanë se nuk do të dëshironin të ekspozoheshin në media, duke u shprehur të shqetësuar për incidentin që ndodhi më 17 korrik në qytetin e Skenderajt. Në këtë ditë, disa tifozë, të njohur si “Shqiponjat e Zeza” dhe të përkrahur nga disa veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, penguan vizitën e studentëve të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës në Memorialin e familjes Jashari në fshatin Prekaz, duke pretenduar se në grupin e studentëve kishte edhe serbë.

Zyrtarë nga Universiteti Veror i Prishtinës thanë se në grupin që udhëtonte për në Prekaz, “të gjithë ishin ndërkombëtarë”, dhe se vizita më pas u anulua “për të mos provokuar situatën”. Ngjarja shkaktoi reagime për dhe kundër, sidomos në mediat sociale. Kompleksi “Adem Jashari” është monument i trashëgimisë kulturore, i cili përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat e regjimit të atëhershëm serb vranë 20 anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe mbi 30 kushërinj dhe të afërm të tij.

Bekim Jashari, nga kjo familje, tha se pengimi i vizitës së studentëve në memorial, ishte në kundërshtim me qëndrimet e kësaj familjeje. Ndryshe, Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës organizohet çdo vit nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe në kuadër të tij marrin pjesë qindra studentë dhe profesorë, vendorë e ndërkombëtarë. Këtë vit, ai nisi punën më 11 korrik dhe përfundoi më 22 korrik. Punimet e tij, sipas Universitetit të Prishtinës, i ndoqën rreth 300 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. /REL

Etiketa: KosovePrishjtineSerbistudentiTuristi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote
Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Nis votimi në Diasporë, mbi 19 mijë persona kanë të drejtë vote

10:59 - 27/12/25
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Aktualitet

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

09:59 - 27/12/25
Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike
Aktualitet

Greqia ndërpret furnizimin me naftë/ Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpall krizë energjetike

16:59 - 25/12/25
Para
Arbitrja e parë shqiptare në finalet e një Kampionati Europian, rrëfimi i rrallë i Erinda Kumes

Arbitrja e parë shqiptare në finalet e një Kampionati Europian, rrëfimi i rrallë i Erinda Kumes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League
Sport

Liverpool mbyll vitin me fitore, Florian Wirtz gjen golin e parë në Premier League

18:12 - 27/12/25

Liverpool e mbylli vitin 2025 me një fitore të vlefshme 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në Anfield, duke forcuar edhe më...

Lexo më shumë
Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Qafë Plloçë-Pogradec/ Makina përplas një person me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

17:59 - 27/12/25
Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij

Tragjedi në Indonezi, humbin jetën trajneri i Valencias dhe tre fëmijët e tij

17:49 - 27/12/25
As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

As të vdekurit nuk gjejnë qetësi! Plehrat pushtojnë varret në Tufinë

17:14 - 27/12/25
Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

Manchester City pa “frena”, triumfon ndaj Nottingham dhe rrëzon nga kreu Arsenalin

16:48 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com