GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia dëbon diplomatin kroat, reagon ashpër Kroacia

10:35 - 21/11/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Serbia dëbon diplomatin kroat, reagon ashpër Kroacia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e ka shpallur person të padëshirueshëm sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Serbi, Hërvoj Shnajder, ka njoftuar të hënën diplomacia serbe nëpërmjet një komunikate për media.

Vendimi është cilësuar nga shteti kroat si hap drejt përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.

Gjatë angazhimit të tij profesional në Serbi, siç thuhet në komunikatën e diplomacisë serbe, sekretari i parë i ambasadës kroate, por pa dhënë detaje tjera lidhur me rastin, ka devijuar nga korniza e normave diplomatike dhe ka shkelur Konventën e Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike (1961).

Mbi këtë vendim ka reaguar ashpër shteti kroat.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë ka shprehur keqardhje për vendimin e Serbisë që sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në kryeqytetin serb ta shpall person ‘non grata’ dhe  ky akt është vlerësuar nga diplomacia kroate si hap drejt destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale.

“Vendimi i lartpërmendur i Serbisë paraqet një hap drejt përkeqësimit të marrëdhënieve të ndërsjella dhe destabilizimit të mëtejshëm të kushteve të ndjeshme politike dhe të sigurisë rajonale në një kohë kur stabiliteti në juglindje të Evropës është i një rëndësie të jashtëzakonshme për të gjithë Evropën”, thuhet në komunikatën e diplomacisë kroate.

Kroacia ndër të tjera ka shprehur shqetësimin e thellë se dëbimi i diplomatit kroat paraqet presion shtesë ndaj punonjësve të ambasadës kroate në Beograd, i cili, sipas diplomacisë kroate, manifestohet posaçërisht në periudhën parazgjedhore në Serbi.

Etiketa: Diplomatkroat

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Dhunoi nënën, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com