GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

“Serbia do hapa të vegjël”, Kurti për planin franko-gjerman: Jemi të interesuar

21:44 - 26/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbia do hapa të vegjël”, Kurti për planin franko-gjerman: Jemi të interesuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hyn në një fazë të re dialogu Kosovë- Serbi. Shkak për këtë është bërë presioni i ndërkombëtarëve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Kryesor është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania që ka marrë mbështetjen publike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë projekt, dihen ende shumë pak detaje. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një prononcim për RTV Dukagjinin ka thënë se janë duke u përgatitur për takimin e 3 nëntorit që do të mbahet në Gjermani i cili sipas tij synim ka rifuqizimin e Procesit të Berlinit.

“Ky është përkushtimi ynë kryesor”, shtoi kryeministri duke thënë se për marrëveshjen përfundimtare duhen takime tjera për çka ai është i gatshëm.

I pyetur për propozimin franko-gjerman, Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në mënyrë direkte, derisa ka shtuar se janë të gatshëm për të diskutuar për kornizën e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Sa i përket takimeve për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme, ai është një proces i ndarë dhe kurdo që konsiderojnë se ne duhet të ftohemi për një takim të tillë në kemi shprehur kaherë gatishmërinë tonë”, deklaroi Kurti.

I pari i qeverisë thotë se Serbisë nuk i leverdis marrëveshja përfundimtare, derisa Kosova është që ajo të bëhet sa më parë.

“Është Beogradi ai që ka konsideruar se është për hapa të vegjël dhe jo për kornizën e përgjithshme. Neve na intereson korniza e përgjithshme e cila është për normalizim të plotë me njohjen reciproke në qendër. Ne jemi të interesuar që sa më parë të bëhet ajo marrëveshje, por nuk varet vetëm prej neve”, deklaroi më tej Kurti.

Etiketa: Albin KurtiKosovePolitike

Lajme të lidhura

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
Para
Njëzet e tetë personave u ndalohet hyrja në Mal të Zi, ja arsyeja

Njëzet e tetë personave u ndalohet hyrja në Mal të Zi, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani
Sport

“Futbolli është i padrejtë”/ Asani rrëfen zhgënjimin në Varshavë dhe ankthin nga Irani

17:37 - 06/04/26

Jasir Asani, njeriu që ka dhuruar rregullisht emocione me të majtën e tij, këtë herë e ndoqi dramën nga tribunat....

Lexo më shumë
Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

Kujdes me mesazhet në telefonat tuaj për pako postare, Policia: Janë mashtrime

17:18 - 06/04/26
Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com