GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Serbia është vetëm një kundërshtar sportiv”, Armand Duka: Synojmë 3 pikët

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
“Serbia është vetëm një kundërshtar sportiv”, Armand Duka: Synojmë 3 pikët

ZURICH, SWITZERLAND - DECEMBER 13: The FIFA World Cup 2026: European Qualifier Draw at the Home of FIFA on December 13, 2024 in Zurich, Switzerland. (Photo by Marcio Machado/FIFA)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi Tufa, ka folur për përgatitjet dhe rëndësinë e sfidës ndaj Serbisë, një ndeshje që pritet me interes të madh nga opinioni sportiv.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se synimi kryesor është arritja e një rezultati pozitiv, duke zhvilluar një ndeshje korrekte dhe në frymën e garës sportive.

Gjithashtu, Presidenti Duka komentoi edhe procesin e shpërndarjes së biletave përmes shortit kompjuterik, duke garantuar transparencë të plotë dhe ndjekjen e standardeve të UEFA-s.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për Top Channel:

Ndeshja ndaj Serbisë? – Detyra jonë është ta organizojmë mirë, ta luajmë mirë dhe të marrim 3 pikët. Këtë ia kam thënë edhe drejtuesve të Federatës së Serbisë, që ne do ta përgatisim ndeshjen si të tillë dhe ata do të vijnë këtu si një kundërshtar sportiv dhe asgjë më tepër. Kam besim që do të ketë një atmosferë sportive, por padyshim të luftuar sportivisht.

Presioni te futbollistët? – Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe futbollistët gjithashtu, që ndikohemi nga ambienti. Do të përpiqemi maksimalisht që ta ndajmë pjesën sportive nga të gjitha emocionet jo sportive. Ajo që i them futbollistëve apo çdo njeriu është që në këtë situatë puna jote është që të bësh mirë këtë që të kanë kërkuar dhe që të kanë ngarkuar, futbolli. Nëse ne fitojmë një ndeshje futbolli, kushdo le ta shohë si të dojë, por duhet ta fitosh një herë, pasi ta fitojmë është një lloj abstraksioni që kushdo e sheh si të dojë, por e mira është që ta fitojmë.

A është kjo si një finale për ne, për objektivin tonë që është vendi i dytë në grup? – Një rezultat pozitiv, 3 pikë në këtë ndeshje, vërtet na japin shumë arsye dhe shpresë për ta vazhduar dhe synuar vendin e dytë. Nëse ndodh ndryshe, gjërat vështirësohen. Por kjo nuk do të thotë që edhe nëse ne fitojmë ndeshjen, e sigurojmë vendin e dytë.

Si mendoni që ne mund ta fitojmë këtë ndeshje përballë Serbisë? – Nuk mund të matemi thjesht me kualitetet sportive individuale. Serbia në përbërjen e vet ka kualitete shumë të mira, që luajnë në ekipe të forta, të vlerësuar ekonomikisht në merkaton e futbollistëve me shifra të larta, por për t’i bashkuar bashkë dhe për t’i bërë skuadër, unë mendoj se ne kemi ekip më të mirë.

Në një ndeshje me një interesim të tillë, përse u përdor metoda e një shorti kompjuterik? – Kur kërkesa është 20 fish apo 30 fish më e madhe, padyshim që çdo gjë do të ishte e dyshimtë, por unë ju garantoj që ai është një short i rastësishëm që e bën vetë sistemi dhe ky short dhe sistem është i njëjti që përdor UEFA për ndeshjet e Europianit apo të Champions League për biletat që shiten në shitje të lirë. Nëse do t’i nxirrnim online pa një short, mund të ishte akoma edhe më e kritikueshme, apo njerëzit do t’i bënte të rrinin përpara kompjuterit me orë të tëra, ndërsa kështu e kemi konsideruar një gjë më të përshtatshme dhe më të mirë për këtë ndeshje.

Etiketa: dukaKryesore1Serbi

Lajme të lidhura

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League
Sport

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League
Sport

Woltemade shpëton Juventusin nga humbja me në Europa League

21:01 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën
Sport

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
Para
Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

Vrasja e Ermir Dedjas në Durrës, arrestohen dy nga 5 personat e përfshirë në atentat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com