GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia hapur po provokon luftë para hundëve të KFOR-it

21:12 - 16/04/22
në Kosovë & Rajon, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia hapur po provokon luftë para hundëve të KFOR-it
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia hapur po provokon dhe këtë po e bën para hundëve të ushtarëve të KFOR-it.  Deri më tani Beogradit nuk i është dërguar ndonjë notë proteste nga NATO dhe nga BE, por as nga Washingtoni zyrtar. Shkelja kaq flagrante e kufinjve të Kosovës, duke e vënë policinë para sprovave të rrezikshme, nënkupton edhe nëpërkëmbje të juridiksionit të NATO-s mbi pacenushmërinë e kufinjve të Kosovës. Kjo i bie që duke cenuar kufinjtë e Kosovës, Serbia po cënon rëndë edhe krediblitetin e NATO-s në këtë pjesë të Kosovës.

 

Nga Mehmet Prishtina

Pasiviteti i bashkësisë ndërkombëtare e ka trimëruar Serbinë që të futet në aventura të rrezikshme pranë kufinjve të Kosovës. Që nga 13 prilli deri sot për të pestën herë është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit, ndërkohë që ekspertët ushtarak shtrojnë pyetjen: Pse KFOR-i nuk pati informacione për sulmet në veri të Kosovës?

Njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, gjeneral Ramadan Qehaja, ka thënë se Kosova nuk ka arritur t’i eliminojë strukturat paralele në veri të Kosovës, përkundër tentativave. Duke komentuar për sulmet e dy-tri ditëve të fundit ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës, në veri të vendit, Qehaja ka thënë se nuk e di se sa hapa kanë ndërmarr institucionet e Kosovës për t’iu kundërvënë sulmeve të tilla. Sipas tij ekzistojnë ushtarakë të kamufluar në brendi të territorit tonë, ata janë civilë, kryejnë gjoja se detyra të tjera, por në fakt ata janë njerëz që janë ushtarakë profesionistë.

 

Informacionet e gjeneralit Qehaja kemi mundur t’i dëgjojmë në mënyrë të përsëritur edhe nga burime të tjera tash e disa vite. Sipas këtyre burimeve tash më nuk është kurrfarë sekreti se në veri të Kosovës vepron pa pengehueshëm  Shërbimi sekret serb, BIA, i cili përpos që është aktiv në terren me informatorët e vet, ai është i gatshëm të ndërmerr veprime të natyrave të ndryshme të karakterit subversiv kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

 

Këtij mozaiku të përpjekjeve destabilizuese kundër Kosovës, duhet shtuar edhe praninë  e rusëve në  bazën informative në Nish, qëllimi i të cilëve është destabilizimi i Ballkanit, në veçanti Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Të gjithë së bashku, këto struktura po punojnë që të përgatisin  terrenin e një sulmi eventual të armatosur ndaj Kosovës, ndërkohë që  mbetet e paqartë se si është e mundur që KFOR-i, edhe pse një herë në muaj takohet me krerë të ushtrisë serbe për analiza të situatës së sigurisë, megjithatë nuk pati informacione për sulmet e fundit që u bënë ndaj policëve të Kosovës.

Etiketa: Kosovekryesore2LufteOpinionprovokimRajonrrezikRusiSerbiUkraine

Lajme të lidhura

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën
Aktualitet

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:20 - 12/01/26
Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur
Botë

Aksident i rëndë në Gjermani/ Plagosen gjashtë shqiptarë të një familjeje, tre prej tyre fëmijë të mitur

07:58 - 08/01/26
Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia
Breaking Views

Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia

22:25 - 06/01/26
Para
“Bajrami ishte afër Juventusit”, presidenti i qartë: E vështirë ta mbaj në qershor

Asllani “OK”, vlerësime jo të mira për Bajramin e Ismajlin në Serie A

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë
Aktualitet

Shkatërrohen dy banda kriminale të trafikut të drogës, sekuestrime rekord në Sardenjë

13:50 - 12/01/26

Policia italiane ka ndërmarrë një operacion të madh antidrogë. Gjatë aksionit të koduar “Termine”, policia shkatërroi dy banda kriminale të...

Lexo më shumë
Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili sërish në SPAK, hetohet për sulm kibernetik

13:34 - 12/01/26
Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

Berisha denoncon skandalin e ‘Durana Tech Park’: Familja Rama ka vjedhur qindra milionë euro

13:27 - 12/01/26
Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

“Dosja “Partizani”/ Avokatët e Berishës: Rama të pyetet si dëshmitar, ndryshoi destinacionin e pronës

12:54 - 12/01/26
Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

PD padit Peleshin për “Shpërdorim detyre”: Bllokoi mbledhjen e Këshillit për rastin Balluku

12:35 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com