GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Serbia me sistem kundërajror kinez/ Opozita bën thirrje që Kosova të armatoset

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbia me sistem kundërajror kinez/ Opozita bën thirrje që Kosova të armatoset
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemit kundërajror të sofistikuar kinez. Kjo dërgesë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, thonë deputetët e Kuvendit të Kosovës, teksa rekomandojnë që edhe Forca e Sigurisë së Kosovës të armatoset.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se ka një kohë të gjatë që Serbia është duke u furnizuar me lloje të ndryshme të armatimit dhe kjo është sinjal i keq për regjionin. Tutje, ish-drejtori i Policisë tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka nevojë të pajiset me armatim modern, duke përmendur mosreagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ka një kohë të gjatë që Serbia po furnizohet me lloje të ndryshme të armatimit. Fillimisht është furnizuar me armatim nga shteti rus. Shpesh herë duke marrë falas këto pjesë të armatimit por edhe duke i blerë. Realisht kemi parë një dërgesë që ka ardhur gjysmë sekret nga Kina me sistem të mbrojtjes kundër ajrore. Mirëpo Serbia ka paralajmëruar edhe blerjen e aeroplanëve të ndryshëm edhe nga disa shtete Franca dhe Britania”.

Gjithashtu, Rashit Qalaj është shprehur se armatosja e Serbisë është një sinjal negativ për regjionin, dhe se sipas tij, këto nuk janë armë mbrojtjeje por sulmi.

“Dhe unë mendoj që armatosja e Serbisë është një sinjal mjaft i keq për regjionin. Këto nuk janë armë mbrojtje, por sulmi. Bashkësia ndërkombëtar nuk është duke reaguar fare në raport me Serbinë. Unë mendoj që Kosova ka nevojë më shumë se kurrë që të pajiset me armatim modern. Me sisteme mbrojtje meqenëse ne kemi nevojë që Forca e Sigurisë së Kosovës të jetë sa më e armatosur dhe e përgatitur dhe duhet të kërkojmë ndihmë nga partner tanë strategjik për t’u armatosur Kosova.”

Nga ana tjetër, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha theksoi se Kosova nuk ka nevojë të frikësohet, por të armatoset edhe pse thotë se funksionojnë të gjitha institucionet e sigurisë në vend.

“Ka kohë që Serbia fuqizohet ushtarakisht. Kjo është pjesë e një plani të mëhershëm e ka vazhduar deri në ditët e sotme. Ne nuk kemi nevojë të frikësohemi, por duhet të armatosemi dhe nuk ka rrezik rajoni nga Serbia, por Kosova sepse dihet qysh e kemi pasur historinë. Ne mbetet vetëm të armatosemi dhe me pas prioritet punës e veriut. KFOR-i është këtu, ne kemi ushtrinë e Kosovës, Policinë dhe të gjitha institucionet funksionojnë. Por kur armiku armatoset ajo i bie që duhet të armatosemi edhe ne.”

Etiketa: kinaKosoveSerbisistem kunderajror

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Qëllohet me breshëri automatiku në një mobileri në Krujë

Qëllohet me breshëri automatiku në një mobileri në Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë
Breaking Views

Të rinjtë mblidhen prapë në bulevard, përplasje me policinë

20:44 - 20/10/26

Protestuesit janë mbledhur sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas tensioneve të regjistruara më herët. Ata kanë vijuar grumbullimin e...

Lexo më shumë
Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

Revolta studentore në Tiranë/ Washington Post: Protestat kundër qeverisë vazhdojnë edhe ditën e tetë, kërkohet largimi i Ramës

20:39 - 20/10/26
“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

“Jeni kafshë, hiqni kapelet”/ Protestuesit përleshen ashpër me Policinë

20:35 - 20/10/26
“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

“Gjykata liron protestuesit”, Shoqata e Gjyqtarëve i reagon Ramës: Vendimet i merr drejtësia, jo politika

20:27 - 20/10/26
Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

Protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi, ngrihen barrikada për të penguar policinë

20:20 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com